Largohet nga detyra drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Durrësit, Rezart Elmazi. Elmazi ka dhënë dorëheqjen nga kreu i Kadastrës që e mbante nga tetori 2020 për arsye personale.
Në vend të tij është komanduar përkohësisht Viola Hima, e deleguar nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës
Hima ka punuar për shumë vite në hipotekën e Durrësit ndërsa më herët ka qenë zv.drejtore dhe drejtore e komanduar në kadastrën e Vlorës muaj më parë, ku ka qëndruar vetëm disa ditë.