Drejtori i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit, Saimir Boshnjaku, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema, ka mësuar se Boshnjaku ka dhënë dorëheqjen pasditen e djeshme (e hënë 21 Korrik).

Boshnjaku ia ka dorëzuar dorëheqjen Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ditën e djeshme rreth orës 16:00.

Në shkresën e dorëheqjes, Saimir Boshnjaku ka lënë si argument arsyet personale.

Saimir Boshnjaku u emërua Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit në datë 20 Korrik 2022.