Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është zgjedhur një nga 17 zëvendëspresidentët e CDI, një bashkim i partive të qendrës së djathtë në botë. Përzgjedhja e presidencës u bë në Asamblenë e CDI-së që u zhvillua në Sao Paolo të Brazilit.

Në Presidencë, nga Europa janë gjithashtu Kryeministri i Kroacisë Andrey Plenkovic, kryeministri i ardhshëm i Sllovenisë Janezs Jansa dhe Kryeministri i Hungarisë, Victor Orban. Sekretar i Përgjithshëm i CDI është zgjedhur Antonio Lopez-Isturiz Ëhite, ndërsa President i CDI u rizgjodh Andres Pastrana.

CDI është e përbërë nga 115 parti të qendrës së djathtë nga Europa, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut dhe Azia.

Nga partitë e djathta europiane, pjesë e CDI-së, në pushtet janë HDZ-ja kroate, Cdu-ja gjermane dhe Demokracia e Re e kryeministrit grek Mitsotakis, FIDESZ e kryeministrit hungarez Orban dhe aleati i tij KDNP, PSD-ja portugeze, dy parti rumune, pjesë e koalicionit qeverisës si dhe Kristian-demokratët suedezë, që janë pjesë e qeverisë.