“Dorëheqja një akt themelore qytetarie dhe demokracie. Falënderoj eprorët për besimin, kolegët për mbështetjen dhe të gjithë bashkëpunëtorët e mi në këtë rrugëtim të gjatë që patëm bashkë”, shkruan Sulaj.
Ndërkohë, dorëheqja e tij vjen vetëm një ditë pasi në Drejtoria e Doganave bllokoi në Portin e Durrësit një sasi prej 6100 koli cigare me vlerë 610 mijë euro, të cilat dyshohet se dy të hynin kontrabandë. Fajton Sulaj vinte nga radhët e LSI dhe ka mbajtur këtë detyrë për katër vite.
Ndërkohë, në një reagim të dytë, Sulaj sqaron se vendimi i dorëheqjes së tij nuk lidhet me bllokimin e mallrave kontrabandë në Portin e Durrësit, por vetëm me karrierën profesionale.
"Sqarim! Menjehere kazani mediatik beri ate qe sduhej! Ngaterroj nje çeshtje me nje tjeter! Nuk ka lidhje pozicioni i drejtorise qe une mbaja menkontrabanden e mallrave! Jane dy kahe te kundert! Shoket gazetare te interpretojne me mire veprimet! Dorheqja ime ka lidhje vetem me karrieren time profesionale!", sqaron Sulaj.
(Postimi i Sulajt)
d.c./shqiptarja.com










