Një anëtar i partisë së kancelares gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se do të jepte dorëheqjen nga posti i tij si president i komisionit të çështjeve të brendshme të parlamentit në shenjë proteste kundër një ndihme të re financiare për Greqinë.
Wolfgang Bosbach, një anëtar i njohur i partisë konservatore Unioni Kristian-Demokrat i Angela Merkel,  i cili shpesh shfaqet në debate televizive, do të dorëhiqet nga posti i tij, por do të ruajë vendin e tij në Bundestag, në Dhomën e Ulët të Parlamentit gjerman.
Ai ka kritikuar një paketë të tretë shpëtimi në pesë vjet për Greqinë, që tani po vihet në zbatim dhe shuma e së cilës arrin në 86 miliardë euro.
"Nuk mundem dhe nuk do të ndjek këtë rrugë", ka thënë Bosbach duke argumentuar se rreziqet ishin shumë të larta për taksapaguesit e kredive të mëtejshme për Greqinë.
Ai shtoi se nuk besonte se Greqia do të paguante në kohë  paratë.
Politikani 63-vjeçar nga shteti perëndimor i North Rhine-Westphalia ka qenë zëvendëskryetar i partisë kristian-demokrate (CDU), në Bundestag që nga viti 2009 dhe anëtar i Dhomës së Ulët që nga viti 1994.
Njoftimi i Bosbachit u dha disa orë pasi Parlamenti grek miratoi paketë e dytë të reformave duke hapur bisedimet midis Athinës dhe kreditorëve të saj mbi shpëtimin e tretë.