Jep dorëheqjen ministrja holandeze për shkak të kaosit në Afganistan

Jep dorëheqjen ministrja holandeze për shkak të kaosit në Afganistan

Ministrja e Jashtme holandeze, Sigrid Kaag, dha dorëheqjen pas akuzave të ngritura nga parlamenti për keq menaxhim të krizës së evakuimit nga Afganistani, muajin e kaluar.

Ligjvënësit miratuan një mocion në të cilin kritikonin qeverinë për dështimin në evakuimin e disa afganëve të cilët kishin mbështetur Holandën në punën e tyre dhe gjithashtu për aftësinë për të marrë sinjalet e duhura të cilat tregonin marrjen e kontrollit shumë shpejt prej talebanëve.

Dorëheqja e Kaag vjen një ditë pasi britaniku edhe homologu I saj britanik Dominic Raab , u hoq nga pozita e tij si ministër I jashtëm  pasi ishte kritikuar gjerësisht për mënyrën se si ai përballej me situatën në Afganistan.

Kaag tha se qëndron pas veprimeve të saj, por pranoi vendimin e deputetëve. Holanda arriti të evakuojë rreth 2,000 njerëz nga Afganistani në dy javët e fundit të gushtit, megjithatë la pas qidra bashkëpunëtorë. 

Kaag pranoi se Qeveria holandeze ka vepruar në bazë të “supozimeve të gabuara”, por tha se ngritja e shpejtë e talebanëve në pushtet i ka habitur të gjithë, “përfshirë edhe vetë talebanët”.

Afganët që kanë punuar me forcat ndërkombëtare gjatë 20 vjetëve të fundit, kërcënohen nga talebanët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen