Nënkryetari i bashkisë Durrës, Florian Tahiri, ka dhënë dorëheqjen nga posti për të kandiduar për deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, në listën e koalicionit opozitar.
Si përfaqësues i PDIU, Tahiri do të përfshihet në listën e kandidatëve të koalicionit “Aleanca për ndryshim”. Ai thotë se oferta i është bërë nga PDIU dhe e ka pranuar pasi nuk heq dorë nga çështja çame duke qenë dhe kryetar i Shoqatës Çamëria për Durrësin.
"Ishte ofertë nga PDIU, nuk heq dorë nga çështja çame prandaj pranova", thotë Tahiri.
I emëruar në bashki në shkurt të vitit 2016, Florian Tahiri, erdhi në këtë post nga radhët e PDIU-së, forcë politike në të cilën aderon prej vitesh. Me rreshtimin e tij përkrah të djathtës shqiptare, Tahiri synon që bashkë me ekipin e kandidatëve të tjerë në listë për deputetë të japë kontribut për fitoren e PD-së në qarkun ku 4 vite më parë forca më e madhe opozitare regjistroi një humbje historike.
Ora 24:00 e ditës së sotme është afati i fundit që kanë partitë politike për të zbuluar emrat e kandidatëve me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit në 12 qarqet e vendit. Deri më tani kanëdorëzuar listat në KQZ, kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim jozefina Topalli dhe kryetarja e LSI monika Kryemadhi.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
8.4%
-
Shëndet
73.3%
-
Mirëqënia
18.4%
Vota total: 419
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lorenc Vangjeli: SPAK, ndëshkimi penal dhe zgjidhja politike
31 Dhjetor 2024, 19:29
-
Studio Live, Kadilli për Report TV: SPAK po fut në rrjetë peshqit e mëdhenj, vit fatlum për Shqipërinë! Xhingijet kërcyen për Berishën, forcat e reja amatore
31 Dhjetor 2024, 17:40
-
PD denoncon: Hapësira te ish-stadiumi Dinamo do kthehet në kulla
31 Dhjetor 2024, 12:52
-
Spahiu: Dy ngjarjet e zeza në 2024 ishin marrëveshja PS-PD dhe vdekja e Ismail Kadaresë
30 Dhjetor 2024, 21:16
-
Jakin Marena: ‘Skifterët’ në PD, ‘babi i Zenit’ dhe tundja e belit në K’cimin e ‘Berishës’
30 Dhjetor 2024, 18:56
-
Deputetët e PD-së valle për Berishën, Mërtiri: Kërcejnë nga belaja! Servilosen deri në fund! Toska: Përdorin emrin e tij për t'u dëfryer! Bala: Ata janë në parlament prej Bashës
30 Dhjetor 2024, 18:02
-
Salianji në burg, Gjergj Luca ‘kërkon’ t'i zërë vendin si drejtues politik i Elbasanit: Jam treguar burrë jo si këta lëpirësat me korrespondencë (VIDEO)
30 Dhjetor 2024, 15:00
-
Berisha sulmon SPAK: Viti i burgosjeve politike, xhelati Rama donte PD! Zbuluam Skrapin e partisë si organizatë kriminale të drejtuar nga Altin Dumani!
30 Dhjetor 2024, 13:48
-
Ardi Stefa: Erdhi radha jonë!
30 Dhjetor 2024, 08:57
-
Diplomacia e Xhelalit: Mziu i bën tag Donald Trumpit me shpresë se e shikon Berisha dhe e vendos kandidat
29 Dhjetor 2024, 18:04
-
‘Çfarë po hamë?!’ Siguria ushqimore, Tabaku akuzon: Produktet tona mrekulli, por pesticidi po i shkatërron, socialistët burim i varfërisë! (VIDEO)
29 Dhjetor 2024, 17:00
-
'SPAK po tregon se askush nuk është mbi ligjin', Lapardhaja: Berisha rrënoi PD, deputetët 'luftë' për karrige të sigurt në Kuvend
29 Dhjetor 2024, 12:53
Mir ke ber se atje mbushet trasta. Duhet te kandidoje tek leshi ijes do e kishe te sigurt.
Përgjigju