Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit, Lëvizja Demokratike Shqiptare e Myslim Murrizit, Nisma Thurje e Endri Shabanit, Aleanca Demokracia e Re e Edmond Stojkut, Balli Kombëtar i Adriatik Alimadhit kanë dorëzuar ditën e sotme listat e kandidatëve që do përfaqësojnë partinë e tyre në të 12 qarqet e vendit në zgjedhjet e 25 prillit.
Nga lista e emrave vihet re se Topalli, kandidon e para në 4 qarqe, si Durrës, Tiranë, Shkodër dhe Lezhë dhe se gratë përfaqësojnë 50 % të listës së saj. Mes emrave spikat edhe Dashamir Tahiri, i cili më parë ka qenë pjesë e PDIU së Shpëtim Idrizit.
Edhe Myslim Murrizi do të jetë kryesues në 4 qarqe, Tiranë, Korçë, Elbasan dhe Fier dhe po e njëjta gjë edhe me Adriatik Alimadhin, i cili do të kryesojë listën në Fier, Korçë, berat deh Tiranë.
Ndërsa Edmond Stojku do të garojë vetëm në Tiranë ku kryeson listën e kandidatëve.
Endri Shabani i Nismës Thurrje do të jetë i pari në Durrës dhe i dyti në Tiranë, ndërsa ai pari në Tiranë është Pano Soko. Ashtu siç pritej Rudina Hajdari do të jetë kryesuese në Elbasan.
Bindja Demokratike dorëzon listat në KQZ. Në Korçë kryeson Andi Përmeti, i dyti në lista Leonard Olli, ish-demokrat. Në Tiranë, lista kryesohet nga Astrit Patozi, e ndërsa Fabjan Topollaj renditet i 5-ti.
B.K./Shqiptarja.com
Partia Social Demokrate, e Tom Doshit ka dorëzuar në KQZ listat e kandidatëve për 12 qarqet në zgjedhjet e 25 prillit. Vetë Tom Doshi do të kandidojë në Tiranë dhe Shkodër.
I.K/Shqiptarja.com
Balli Kombëtar ka dorëzuar listat në KQZ. Kreu i kësaj partie Partie, Adriatik Alimadhi do të kandidojë në 4 qarqe, në Tiranë, Fier, Berat dhe Korçë.
B.K./Shqiptarja.com
Dorëzohet në KQZ lista e kandidatëve për deputet të "Nismës Thurje". Pa surpriza, Rudina Hajdari do të jetë e para në listë në qarkun e Elbasanit, e ndërsa lista për Tiranën do të kryesohet nga Panajot Sako, dhe në vend të dytë kryetar Endri Shabani.
B.K./Shqiptarja.com
Lëvizja Demokratike Shqiptare ka dorëzuar listat e kandidatëve në KQZ në zgjedhjet e 25 prillit. Myslim Murri, kryetari i saj kandidon në 4 qarqe, Tiranë, Korçë, Elbasan dhe Fier.
I.K/Shqiptarja.com
Aleanca Demokracia e Re, partia e Edmond Stojku ka dorëzuar listat e kandidatëve në KQZ. Ajo që bie në sy është se vetë Edmond Stojku, edhe pse ka të drejtë të kandidojë në 4 qarqe ka zgjedhur të vendos emrin e tij vetëm në Tiranë. Ndërsa në Lezhë bie në sy emrin i Eduard Ndocajt, i cili renditet i pari në listë.
I.K/Shqiptarja.com

Pasi dorëzoi në KQZ listat e kandidatëve për deputetë që do të garojnë për zgjedhjet e 25 prillit, kryetarja e partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli ka bërë një prezantim të secilir prej emrave që garojnë në qarkun e Durrësit, Korçës dhe Fierit.

Kjo është lista me kandidatët e Lëvizjes për Ndryshim për zgjedhjet e 25 prillit, e dorëzuar sot në KQZ.
Kryetarja e Partisë Jozefina Topalli, kandidon e para në 4 qarqe, si Durrës, Tiranë, Shkodër dhe Lezhë. Mes emrave spikat edhe Dashamir Tahiri, i cili më parë ka qenë pjesë e PDIU së Shpëtim Idrizit.
Në Kukës, Topalli ka kandidate Elsa Domin, e cila ka mbaruar studimet për juridik, në Tiranë. Disa vite më parë ka punuar si juriste, ndërkohë që aktualisht është avokate. Elsa Domi, vjen nga një familje e vjetër qytetarë e Kukësit.
.jpeg)
Partia e Jozefina Topallit, 'Lëvizja për Ndryshim' ka dorëzuar e para listën e emrave për kandidatët për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.
M.Q./Shqiptarja.com
-
TAG:
- kqz
- LSI
- PS
- PD
- jozefina topalli
- lista
- myslim murrizi
- adriatik alimadhi
- Edmond Stojku
- zgjedhjet parlamentare 2021
- Dashamir Tahiri
- lista e kandidateve
- levizja per ndryshim
Komente
Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01
Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?
-
Të drejtë
10.6% -
Të gabuar
86% -
Nuk e di
3.5%
Votat totale janë unike
-
Sondazhi i ditës:
14 Korrik, 12:01
Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?
Lajme të tjera
-
Protesta/ Shpalosen të tjera kërkesa, Gjeka: Fond Kombëtar për menaxhimin e pasurive bregdetare, fitimet t'u ndahen shqiptarëve! Sulm SHBA-së e BE: Po na fusni thikën pas shpine
15 Korrik, 19:46 -
Tenderi 950 mijë euro për rregullimin e Unazës së Burrelit, PD: Po paguhen dy herë pasojat e një investimi të dështuar
15 Korrik, 18:12 -
Votimi në Këshillin Kombëtar/ Ish-kandidatja për deputete e PD thirrje anëtarëve: Mos merrni porosi nga Noka, procesi i mulizimit të partisë nuk përcjell shpresë për demokratët
15 Korrik, 17:52 -
Ishte paralajmëruar më herët, shtyhet deri në nëntor puna e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore
15 Korrik, 17:24 -
Garë e 'fortë' në PD, Korreshi përballë Nokës për postin e Sekretarit të Përgjithshëm
15 Korrik, 17:12 -
Plas përçarja në PD/ Çim Peka akuzon Flamur Nokën se po i bën lëshime SPAK-ut prej hallit të dosjes
15 Korrik, 16:55 -
‘Territorialja’/ PD kërkoi shtyrjen e afatit të punës së Komisionit, Mazniku: Opozita në mënyrë sistematike ka penguar axhendën, s’kemi kohë për të humbur
15 Korrik, 16:19 -
Pr. ligji/ Qeveria merr në dorë kriptomonedhat e konfiskuara, menaxhimi nga AAPSK! Në 2025-ën, SPAK i kapi krimit 45.4 mln euro valuta dixhitale
15 Korrik, 15:29 -
Kupola e re drejtuese e PD, ‘ripërtëritja’ vetëm si slogan! Noka përballë Korreshit, Këlliçi në garë me Boçin! Kuçana përplaset me Berishën: Të luftohet ‘Mulizimi’ i partisë (EMRAT)
15 Korrik, 11:31 -
Myslim Murrizi sfidon Berishën: Publiko emrat e sekretariatit! Po i lë demokratët prej 16 vitesh në opozitë
14 Korrik, 19:18 -
Rregullatori në KQZ miraton rregullat për referendumin! 12 persona për grupin nismëtar, ndalohet çdo lloj presioni për të firmosur
14 Korrik, 18:29 -
PD ‘ripërtëritje’, por jo kupolën drejtuese! Noka pritet të rikonfirmohet nesër! Shtohen nënkryetarët, ndryshime te sekretariatet
14 Korrik, 15:56
Parti ka boll,,tru ka pak..
Përgjigju