TIRANË- Partia Demokratike ka 31 vite që është themeluar, e ndërsa një nga besnikët e asaj partie ishte edhe Pëllumb Matraku, roja që mbronte godinën prej 24 vitesh. Sot kur kjo godinë është e fortifikuar me dyer të blinduara e që është kthyer në një fushë betejë midis Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, ai ka zgjedhur që të largohet.
Në kushte normale, largimi i tij nuk do të ishte bërë një lajm në media, por kjo dorëheqje pikërisht në këtë periudhë flet shumë, tregon se si kjo përplasje mes dy "kokave" të PD-së, Berishës dhe Basha ka ndikuar aq shumë në parti saqë edhe vetë roja është larguar pas viteve në këtë parti.
Pavarësisht të gjithave, Matraku ka edhe një mesazh për demokratët.
“Kam punuar 24 vite në PD. Jam shumë krenar që kam punuar me profesor doktor Sali Berishën. Në 2 legjislaturat e fundit kam punuar me Lulzim Bashën, i jam shumë mirënjohës. Sot (të mërkurën) bëra një largim para kohe sepse nuk më pëlqejnë disa reagime mes demokratësh. Bëni mirë të gjeni gjuhën, mos i bëni qejfin të tjerëve”, shkruan Matraku në “Facebook”.
Te humbesh njehere zgjedhjet me e mira eshte doreheqja kurse Basha i ka humbur jo nje po kater here dhe prape thote jam krywtar i zgjedhur nga antaresia e PD-se kush jane keta antare qe zgjedhin per kryetar nje njeri qe vetem humbje njeh!
PërgjigjuSaliu i pari është një nga këta "demokrat" që zgjedhin për kryetar një humbës kronik. Dihet se çfarë intelekti kanë militantët e pedes dhe ps, dmth PPSH...