Jepen 11 milionë dollarë për
kanalizimet në Gjirin e Lalzit

Qeveria ka vënë në dispozicion mbi 1.1 miliard lekë për ndërtimin e kolektorit të ujërave të zeza në zonën turistike të Gjirit të Lalzit. Plazhi i Gjirit të Lalzit është është mbipopulluar vitet e fundit dhe aty kanë vërshuar ndërtime pa kriter, çka ka sjellë si domosdoshmëri edhe ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve si dhe kolektorin.

Aktualisht rrjeti i kanalizimeve mungon plotesisht. Komplekset turistike kanë ndërtuar rrjet të brendshem të ujërave të zeza brenda territorit të tyre, duke i grumbulluar ato me gropa septike dhe më pas i largojnë duke i shkarkuar në ndonjë kanal të afërt të hapur kullimi të cilët janë të bllokuar. Kjo situatë ka çuar në gjendje të renduar të kushteve higjienike të kësaj zone dhe ndotja e mjedisit sa vjen e perkeqësohet.

Fondi në total është 1.1 miliardë lekë pa TVSH dhe kohëzagjatja e kontratës apo afati për ekzekutimin e saj është përcaktuar të jetë 30 muaj. Afati për dorëzimin dhe hapjen e ofertave është data 12 Shtator 2016.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Kosovë