Jepen 224 ha toke me konçesion,
banorët bllokojnë aksin Pogradec Korçe

Rreth 200 banore te fshatit zagorcan ne Pogradec kane protestuar diten e sotme per te kundershtuar nje koncesion te qeverise shqiptare,i cili i jep nje personi nga Tepelena 200 hektare toke ne zonen e quajtur Luadhi i Çelos.Sipas banoreve zoteria me vendim qeverie ka zaptuar tokat e fshatit qe banoret i punonin fhe i mbillnin  vete.Ata bllokuan per gati 30 minuta rrugen nacionale Pogradec – Korce ne te dyja senset duke mos lejuar kalimin e mjeteve.Sipas banoreve ky eshte nje paralajmerim per qeverine per anullimin e koncesionit ose ne te kundert protestat do te pershkallezohen.Banoret thane se nese qeveria nuk reagon  do te marrin masa vete per te mos lejuar koncesionarin te kryeje punime.

 
Banoret kerkojne qe tokat tu jepen atyre me qera pasi me ato toka ushqehen.Ne mbeshtetje te tyre ka dale edhe njesia administrative Bucimas e cila tha se koncesioni i qeverise eshte dhene pa pyetur fshatin i cili mbahet me ato toka. Engjell Shyti tha se i ka derguar dhjetra shkresa ministrise se bujqesise por nuk ka marre asnje pergjigje.Banoret kercenuan se nese qeveria nuk reagon protestat do te vijone me bllokimin e aksit nacional Pogradec – Korce.



 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false