2 turistë polakë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur mesditën e sotme në Kryebushat të Shkodrës. Waldemar MakoWski, 45-vjeç, dhe Marta MakoWska 42 vjeçare, të cilët po lëviznin me motor janë përplasur me një automjet  tip “Volkswagen”, me drejtues një 27 vjeçar me iniciale D.GJ. 

Nga informacionet paraprake mendohet se shkaktari i aksidenti ka qenë drejtuesi i makinës tip Golf, që mendohet se i ka ndërprerë rrugën turistëve pasi ka tentuar të futet në një karburant aty pranë. Drejtuesi i makinës është shoqëruar nga policia. 

Policia e Shkodrës bën me dije se nga kryerja e alkool-testit ndaj drejtuesit të automjetit, shtetasit D. Gj, ka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

1651832931_Sequence03.00010518.Still019.jpg

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:47
Humbën jetën në një aksident në Shkodër, fotot e fundit e çiftit polak pak para aksidentit tragjik

Waldemar MakoWski, 45-vjeç, dhe Marta MakoWska 42 vjeçare, turistë polakë, humbën jetën mesditën e sotme në një aksident tragjik në Kryebushat të Shkodrës. Report Tv ka siguruar foto të dy turistëve, të cilët postimin e fundit në rrjetet sociale e kishin në Malin e Zi.

1651848630_shkoder.jpg

Foto e fundit e çfitit polak në Malin e Zi
Ora 12:13
VIDEO/ Aksidenti i turistëve në Shkodër, pamje të rënda nga vendngjarja! Motori i bërë copash

 

Report Tv ka siguruar pamje nga vendi I aksidentit të rëndë ku janë përfshirë 2 turistë që udhëtonin me një motor. Në pamje duket se motori është shkatërruar tërësisht.