Komiteti i çmimit Nobel ka dhënë çmimin Nobel për Paqen paraditen e sotme për dy laureatët, Denis Mukwege dhe Nadia Murad.
Murad dhe Mukwege janë dy ndihmës të cilët ia kanë kushtuar jetën e tyre mbrojtjes së viktimave në fushatën kundër përdhunimeve në luftë. Dy laureatët kanë një kontribut sipas akademisë për krimet e luftës.
Mukwege është një fizikant, që bashkë me stafin e tij ka mjekuar mijëra pacientë që kanë rënë pre e dhunës seksuale, ndërsa Nadia Murad është një nga 3 mijë vajzat Yasidi të cilat kanë rënë pre e dhunës seksuale.
Murad arriti të largohej nga ISIS dhe më pas u kthye në një aktiviste në mbrojtjen e të drejtave të femrave të dhunuara. Gjatë kësaj jave janë shpërndarë çmimet Nobel në Mjekësi, Fizikë dhe Kimi.
Këtë vit, akademia suedeze ka njoftuar se nuk do të ketë çmim Nobel në Letërsi pas skandalit seksual që ka përfshirë akademinë suedeze pranverën e këtij viti..