Shkodër-Gjykata e Shkodrës, ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 17 vjeçarin Elvis Hoxha, dhe bashkëpunëtorin Ditmir Harifi.
Elvis Hoxha, akuzohet si autor i vrasjes së 23 vjeçarit Hermes Beqiri, ndërsa Ditmir Harifi si bashkëpunëtor në krim.

23-vjeçari Hermes Beqiri, u qëllua pas një sherri mes një grupi të rinjsh pas një debati për një tavolinë në një lokal. Hermes Beqiri e zuri tavolinën duke vendosur kapelën e tij, por më pas debatoi për vendin me Elvis Hoxhën, i cili u largua për t’u kthyer pas disa minutash me armën e zjarrit duke e qëlluar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në datën 4 nëntorit në një lokal pranë “ish- zooteknikës”, në Shkodër, kur Elvis Hoxha qëlloi mbi Hermes Beqirin, i cili ndodhej së bashku me 3 persona të tjerë brenda ne lokal.

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com