Jepini Edi Ramës një pushkë me gjalmë

Jepini Edi Ramës një pushkë me gjalmë

Edi Rama

Ndërsa ende operacioni i policisë së Kosovës në Veri të Mitrovicës, Banjskë vazhdon, në Tiranë ka një tjetër qasje. Gjithmonë shfrytëzohen çështje të tilla sensitive, por kahje të çuditëshme merr kjo në rastin e mësipërm dhe për Tiranën zyrtare. Po kërkohet armiku i Kosovës e gati-gati kanë “gjetur” edhe njërin prej terroristëve që vranë një polic (hero) e plagosën një tjetër. Ky nuk është personazh dosido, por vetë Kryeministri i Shqipërisë. Armiku është vetë Edi Rama?!…

Tollovia e opinioneve dhe analizave të mediumeve të Tiranës nuk ka mundur të frenojë durimin. Të qartësojë situatën. Të shmangë politizimin. Të flakë urrejtjen. Që në rastin e Edi Ramës, po shndrrohet në pathologjike. Duke i vënë mbi qafë edhe faje që nuk i ka. Edi Rama ka shumë faje në fakt. Por kur dikush e fajëson atë edhe për ngjarjet e fundit në Veri të Kosovës, kjo është e tepërt. E tillë do të ishte edhe po të ishte kryeministër Sali Berisha apo Ilir Meta, Lulzim Basha apo Enkeled Alibeaj. Madje edhe po të ishte kryeministër Gazmend Bardhi, e tepërt do të ishte…

Të ulur si gjithmonë në llogoren e tyre anti-Rama, fanatikët e tezave se “çdo e keqe na vjen prej tij”, duke lënë arësyen e logjikën “pushim”, i mëshojnë idesë se ngjarjet në Veri të Kosovës e kanë zanafillën nga përplasjet apo mosmarrëveshjet e Ramës me Albin Kurtin, nga anulimi i mbledhjes së dy qeverive në Gjakovë, nga drafti “Rama” për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dorëzuar Sholz e Macron e që nuk dihet çfarë përmban, nga deklarata pas daljes së Kurtit, nga deklarata ambuige, etj etj. Si “trap” për të kaluar “lumin” e analizave, autorët gjejnë gjithnjë marrdhënien Rama-Vuçiç. Eshtë mik me Vuçiç, është palë me Vuçiç, është vëlla me Vuçiç. Këtu shteron më pas gjithë argumenti.

Eshtë e vështirë të imagjinohet, e jo me të besohet se një kryeministër shqiptar, cilido qoftë ai, të punojë kundër interesave të Kosovës. Eshtë po ky Ramë që vite më parë ngazëlleu të madh e të vogël shqiptar në Kosovë e Shqipëri e ku gjenden, kur perballë Vuçiçit në Beograd mbrojti Kosovës si kurrë e asnjëri më parë. Po ky që vetëm pak ditë më parë, në tribunën më të lartë globale, duke i’u drejtuar përfaqësuesit të Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB, tha se “Kosova nuk ka kthim pas”.

Sot, Kosova ka nevojë për të gjithë ne. Qoftë edhe për një fjalë të mirë. Kosova dhe politika e saj ka arritur një fitore domethënëse. Duke neutralizuar një grup terrorist, të armatosur sa për një ushtri të tërë, politika e Kosovës i nxori kallajin politikës skuthe të Serbisë, e cila, nga analiza e grupit terrorist dhe armatimit, kishte synime të qarta destabilizuese të paimagjnueshme. Serbia gjithashtu doli cullak, kur shpalli ditë zie për ditëzinjtë.

Kësisoj, armikun e vërtetë të Kosovës e dimë. Revolucionarët politikë, shoqërorë e analitikë, syrin në thep e shqekzë.

Përndryshe, jepini Edi Ramës një pushkë me gjalmë e dërgojeni të luftojë terroristët e Banjskës së Zveçanit…

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiptari: 28/09/2023 15:30

    Thirrja.." jepini Edi Ramës një pushkë me gjalmë e dërgojeni të luftojë terroristët e Banjskës së Zveçanit ", eshte nje akt per te vazhduar politken dinake te Vucicit jo te kombesis serbe, si shume kombesive te tjera qe reshtohen ne sallen e Kombeve te Bashkuara. Shqiptaret i kane dhene kryemin9istrit te tyre " Bomben Atomike " qe eshte pozicioni dhe fjala e tij ne presidencen e si drejtues i nje nga institucioneet me te rendesishme boterore te cilen ne e ndjekim nepermjet medjave. Sot Kosova nuk do pushken me gjalme, as patriotizmin spartan, ajo kerkon largimin e " reve te zeza te Vucicit dhe jeten e qete e paqedashese te qytetareve te saj duke vlersuar bashkejetesen te drejtat e nje qyteterimi. Mendoj se thirrje te ketij tipi duhet te kene nje editor tjeter si zhaner jo " Opinion ".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë