‘Jepini një biletë për finalen’, në Angli e bëjnë hero 14-vjeçarin që kapte topat në ‘Anfield’

‘Jepini një biletë për finalen’, në Angli e bëjnë hero 14-vjeçarin që kapte topat në ‘Anfield’

Festa e ‘çmendur’ në fund dhe përmbysja e paimagjinueshme mund të mos ishte realizuar nëse në “Anfield” nuk do të ishte një kapës i vëmendshëm topash. Për këtë arsye 14-vjeçari që i dha topin me shpejtësi Trend Alexander-Arnold po konsiderohet si hero në Angli.

Bëhet fjale për futbollistin e akademisë së Liverpool-it, Oakley Cannonier, i cili ka zbatuar me përpikmëri detyrën e tij, duke mos humbuar asnjë sekond për t’i dhënë topin mbrojtësit, i cili më pas nisi me shpejtësi goditjen e këndit duke kapur në befasi Barcelonën.

Cannonier me veprimin e tij ka bërë për vetë të gjithë tifozët e Liverpool, po përveç kësaj po lavdërohet edhe nga një ish-futbollist i “the reds”, Graeme Souness, i cili ka deklaruar: “Liverpool t'i japë biletë për finale dhe dy bileta për kampionatit tjetër!”

 

 

 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aeroporti i Kukësit, Albcontrol studim fizibiliteti për infrastrukturën e trafikut ajror

Aeroporti i Kukësit, Albcontrol studim fizibiliteti për infrastrukturën e trafikut ajror