Legalizuan me dokumenta false truallin në zonë e plazhit/ Ndalohet ekonomisti i Kadastrës, në kërkim zv. drejtori dhe specialisti

DURRËS- Zbulohet skema abuzive e legalizimeve në Durrës, ku të implikuar janë disa zyrtarë. Policia bënë me dije se është ndaluar R.K., 27 vjeç, ekonomist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës si dhe janë shpallur në kërkim Zv/ Drejtori dhe Specialisti F.R., 28 vjeç,

Report Tv mëson se zv. drejtori i shpallur në kërkim është Arben Isaku,  ish drejtori i ALUIZNIT në Durrës, aktualisht sekretari organizativ i PS në këtë qytet.

Arben Isaku

Skema e tyre është zbuluar pas një hetimi disa -mujor ku është pikasur rasti i shkeljes nga tre personat në fjalë. Ata kishin pajisur me leje legalizimi të falsifikuar Xh.N., 29 vjeç, banues në Durrës  dhe  E.S., 39 vjeç, banues në Berat për një sipërfaqe 123 metra katror dhe truall 500 metra katror në zonën e plazhit.

Ndërkohë mësohet se në kërkim janë shpallur edhe personat të cilët janë pajisur me lejen e legalizimit pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale " Vjedhja me pasoja të rënda" parashikuar në nenin 134/3 të Kodit Penal.

Policia njofton se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 10/08/2019 23:30

    VETEM SHIHI FYTYREN DHE E KUPTON SE ME CFARE MALLI KE TE BESH,,,,,E GJITHE ADMINISTRATA E DURRESIT,,,GOLEMIT,,,QERRETIT,SHENGJINIT,VELIPOJES DUHEN TE ARRESTOHEN PER DEMET E PALLOGARITSHME QE I KANE BERE PLAZHIT,,..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë