Jepnin leje ndërtimi kundrejt rryshfetit, GJKKO lë në burg 2 inspektorët e arrestuar në Kamëz! SPAK: Merrnin 1-3 mijë euro për çdo subjekt

Një ditë pas konfirmimit nga gjykata, GJKKO u ka komunikuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për kryeinspektorin Dritan Nikolli dhe inspektorin Ermal Baci.

Ata u arrestuan një ditë më parë në Kamëz pasi jepnin leje ndërtimi kundrejt një fitimi.

Dy të pandehurit nuk kanë folur asnjë fjalë përpara gjykatës, por sipas SPAK dyshohet se ata merrnin nga subjektet me shumën e 1-3 mijë euro.

Mësohet se ka qenë denoncimi i një qytetari që ka vënë në lëvizje strukturat shtetërore deri në arrestimin e dy inspektorëve.

Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsioni dhe Krimit të Organizuar, Nikolli dhe Baçi janë lënë nga GJKKO në masën e sigurisë "Arrest në burg". Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin pasi konstatonin qytetarë duke kryer ndërtime pa leje, u kanë kërkonin para në këmbim të mosndëshkimit.

Dritan Nikolli dhe Ermal Baci

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave