Jepte dëftesa gjimnazi false për 3200 €, arrestohet drejtori i shkollës 9-vjeçare në Shkodër, në pranga edhe sekseri (EMRAT)

Drejtori i një shkolle 9 vjeçare në fshatin ‘Hot i Ri’ në Shkodër është arrestuar nga policia pasi është kapur në flagrancë duke lëshuar diploma false kundrejt shumës 3200 euro. Në pranga ka rënë 54 vjeçari Gjovalin Kodra, drejtor i shkollës 9 vjeçare dhe bashkëpunëtori i tij Gjin Fusha i cili luante rolin e sekserit.

Këta dy persona duke përdorur vulën e një shkolle të mesme në fshatin Breg Lumi, bashkëpunonin me njëri tjetrin për të falsifikuar dëftesa false të cilat më pas ua shisnin personave të ndryshëm në këmbim të shumës 3200 euro.

Në cilësinë e provës materiale, 26 dokumente shkollore të paplotësuara, por të pajisura me vulën e shkollës së mesme, vula e shkollës 9-vjeçare, 5 USB, 1 celular, si dhe shumat e parave 640 euro dhe 16 000 lekë, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Ndërkohë policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën