Jera: Dhunë si asnjëherë në 30 
vite futboll, na fyen dhe himnin!

Jera: Dhunë si asnjëherë në 30 <br />vite futboll, na fyen dhe himnin!
TIRANE - Pas incidentit të ndodhur mbrëmë në stadiumin "Partizani" Në Beograd gjatë ndeshjes për eliminatoret Euro 2016, Serbi- Shqipëri, për mikrofonin e A1 Report dëshmon Fatbardh Jera, anëtari i Komitetit ekzekutiv në Federaten Shqiptare te Futbollit, i cili ishte prezent gjatë gjithë kohës së incidentit. Jera rrëfen se pati dhunë të madhe ndaj futbollisteve, jo vetem fizike, por edhe psikologjike dhe se askush nuk e priste një gjë të tillë.
 
“Një shok normalisht duke pasur parasysh që nga aeroporti deri ne hotel ne ishim të shoqëruar gjatë gjithë kohës me polici, çdo 50 metra kishte dy policë. Ishte e habitshme për vetë faktin që futbolli shërben për te lidhur kombet, jo për të krijuar këto lloj incidentesh dhe jo lufta mes njëri-tjetrit. Me të vërtet gjendja ishte tejet e tensionuar në momentet kur filloi, këndimi i himnit që ishte katastrofë sepse nuk ndodh në asnjë vend të botës, edhe të mos çohesh por edhe të ulërasësh kundra flamurit të tjetrit”, -u shpreh Fatbardh Jera.
 
Ajo që përbën habi të madhe është fakti që edhe ata që ishin të ngarkuar për sigurinë e kombëtares kanë ushtruar dhunë ndaj futbollistëve.
 
“Në dhomat e zhveshjes ka pasur dhunë psikologjike nga security që shoqërojnë gjatë gjithë rrugës që bëjnë futbollistët dhe nga këta persona janë dhunuar normalisht por në momentet e para të kontaktit që kisha me sportistët pas ndeshjes, në momentin kur sportistët po futeshin në tunel vetë policët kanë goditur sportistët tanë”- tha Fatbardh Jera
 
Vendimi i UEFA-s pritet që të merret brenda pesë ditëve dhe sipas Jerës ai duhet të jetë në favor të kombëtares tonë.
 
“Sipas rregullores brenda 5-ditëve UEFA duhet të japi versionin e vet por një situatë e tillë rrallë herë është parë dhe me rregullore një sportistë normalisht nuk duhet ta godasin. Personalisht mendoj se duhet të jetë fitorja jonë në tavolinë”, -u shpreh ish-futbollisti Jera.
 
Nëse Shqipërisë i jepen tre pikë nga kjo ndeshje kalon në avantazh duke qenë e para në grup me 7 pikë.


(Intervista e plotë)
  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji