Jera për A1 Report: Shtetrrethim
në Beograd, situata e tensionua

Jera për A1 Report: Shtetrrethim<br />në Beograd, situata e tensionua
BEOGRAD - Anëtari i Komitetit Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Futbollit,  Fatbardh Jera, në një lidhje telefonike për televizionin A1 Report, foli për gjendjen aktuale në Beograd në prag të ndeshjes me Shqipërinë.

Jera e cilësoi atë si një shtetrrethim, lidhur me masat e larta të sigurisë që janë marrë në kryeqytetin serb, për mbarëvajtjen e supersfidës.

Sipas Jerës situata vijon të jetë e tensionuar, me rrugët e bllokuara dhe me një numër të lartë të policëve përreth hotelit ku qëndron ekipi kuqezi. Sa i përket pritshmërisë, Jera u shpreh se edhe me një pikë, do të ishte një rezultat i kënaqshëm për ekipin tonë kombëtar.

Ndërsa lidhur me bllokimin e disa gazetarëve, biznesmenëve dhe tifozëve shqiptarë në aeroportin e Beogradit, anëtari i Komitetit Ekzekutiv, tha se pas 45 minutash situata është zhbllokuar.
 
“Shtetrrethim në Beograd, nuk e kam parë kurrë një gjendje të tillë. Përgatitja e fortë, ndoshta nga vizita e Putinit në Serbi pas dy ditësh. Gjendja mjaft e tensionuar, shumë policë jashtë hotelit, rrugët të bllokuara. Bllokimi i tifozëve shqiptarë në Beograd për 45 minuta, pasi janë akredituar. Edhe me një barazim do të ishim të kënaqur. Gazetarët dhe biznesmenët janë akredituar nga FSHF.” tha Jera në intervistë për A1 Report. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji