TIRANË - Sot në mesditë, në Ministrinë e Mbrojtjes u zhvillua ceremonia e marrjes së detyrës nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneralmajor Jeronim Bazo, i cili u dekretua dje nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, gjeneralë, drejtorë dhe ushtarakë të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcave të Armatosura.
Ceremonia ka nisur me pritjen me Truproje Nderi dhe kalimin në Revistë Nderi të ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe gjeneralmajor Jeronim Bazo dhe Xhemal Gjunkshi.
Më pas, ministrja e Mbrojtjes Kodheli lexoi dekretin e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, për emërimin në deyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të gjeneralmajor Jereonim Bazo.
Ceremonia ka vijuar me ceremonialin e dorëzimit nga gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi të flamurit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ministres së Mbrojtjes Kodheli, e cila ia dorëzoi shefit të ri të Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo.
Në përfundim të ceremonisë përshëndetën të pranishmit gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Jeronim Bazo.
KUSH ËSHTË JERONIM BAZO
Gjeneral Brigade Jeronim Bazo lindi në Tiranë, në maj 1960. Ai ka mbaruar studimet universitare në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë në vitin 1985 dhe u titullua oficer aktiv në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Vitet e para të karrierës ushtarake shërbeu në njësitë e këmbësorisë si komandant toge, kompanie dhe zëvendëskomandant batalioni. Gjeneral Brigade Bazo ka shërbyer në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të FA-ve në periudhën 1993-1995 si Shef Sektori në Drejtorinë e Personelit.
Në vitin 1996 u diplomua nga Qendra Evropiane për Studime të Sigurisë “George C Marshall” për Studime të Sigurisë dhe Ekonomisë së Mbrojtjes. Nga 1997-2000, Gjeneral Brigade Bazo pasi shërbeu si oficer koordinator me NATO-n, komandoi Akademinë e Nënoficerëve deri më 2003-in dhe më pas u emërua Komandanti i Akademisë Ushtarake “Skënderbej”, ku drejtoi punën dhe përpjekjet për transformimin e kësaj akademie në një Universitet Ushtarak dhe shërbeu si komandant i parë i UUS-së deri në Qershor 2005.
Në 2007-ën udhëhoqi punën për planifikimin dhe zhvillimin për herë të parë të Kursit të Lartë për Studime për Sigurinë dhe Mbrojtjen. Zhvillimi i këtij kursi me pjesëmarrje ndërkombëtare ishte një ndër elementet mbështetës në përpjekjet e Shqipërisë për tu bërë një vend anëtar i NATO-s, në vitin 2009.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com