JERUSALEM, 13 tetor /ATSH-AFP/ - Disa predha të lëshuara sot në mëngjes që nga Siria ranë në pjesën e pushtuar nga Izraeli të pllajës së Golanit, por pa shkaktuar as viktima as dëme materiale, njoftoi në një komunikatë ushtria izraelite.
"Këto predha janë goditje të gabuara që vijnë për shkak të luftimeve të brendshme në Siri", shtoi ushtria.
Izraeli ka aneksuar një pjesë të pllajës së Golanit (verilindje) në vitin 1981, pasi e kishte pushtuar pas luftës së qrshorit 1967.
Izraeli dhe Siria ende janë zyrtarisht në gjëndje lufte.
Linja e armëpushimit në Golan konsiderohet relativisht e qetë, por situata është tensionuar që prej fillimit të luftës në Siri në vitin 2011. Që atëher, bien vazhdimisht predha në pjesën e Golanit të pushtuar nga Izraeli./