JERUSALEM - Izraeli iu përgjigj ofensivës diplomatike të palestinezëve në OKB duke ngrirë tranferimin e 106 milionë eurove për Autoritetin palestinez dhe duke kërcënuar drejtuesit për ndjekje nga drejtësia.
Pas depozitimit në OKB të kërkesës për anëtarësimin palestinez në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, masa e parë ndëshkuese izraelite nuk ka vonuar.
"Shteti hebre vendosi të mos i japë Autoritetit palestinez 106 milionë euro", sipas një zyrtari izraelit i cili u shpreh nën kushtet e anonimatit.
Kryenegociatori palestinez, Saëb Erakat e cilësoi këtë përpjekje si një krim tjetër lufte nga ana e Izraelit. Nuk është një ndihmë izraelite për popullin palestinez shuma e bllokuar, por janë paratë tona, janë ligjërisht për ne./ATSH/