JERUSALEM, 11 shkurt /ATSH-AFP/ - Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Avigdor Lieberman rikonfirmoi neutralitetin e plotë të vendit të tij në konfliktin që ka përballur Kievin me Moskën ku do të zhvillojë një vizitë dyditore.
"Ne respektojmë një neutralitet të plotë. Ne nuk kemi asnjë interes të përfshihemi në këtë konflikt, do të mbajmë marrëdhënie të mira me dy vendet", konfirmoi Lieberman për radion publike.
Fillimi i vizitës së ministrit izraelit u zhvillua në po të njëjtën ditë ku drejtuesit ukrainas, rus, francez dhe gjerman do të mblidhen në Minsk për një samit të mundësisë së fundit që parashikon t'i japë fund dhjetë muajve të një konflikti që ka shkaktuar më shumë e 5 300 të vdekur në lindjen separatiste proruse në Ukrainë.
Kujdesi izraelit në konflikt shpjegohet veçanërisht nga prania e një komuniteti të konsiderueshëm hebre në Ukrainë, rreth 200 000 persona, pjesa më e madhe e të cilëve jeton në Kiev si dhe në Rusi (570.000).
Vitin e kaluar, numri i imigrantëve të ardhur nga Ukraina për t'u vendosur në Izrael u rrit me 19% duke arritur në 5 840 persona, sipas shifrave zyrtare./
/ec/