JERUSALEM, 4 janar /ATSH-AFP/ - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu theksoi sot se Izraeli do të kundërshtonte çdo gjykim të ushtarëve të tij nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (CPI), në të cilën palestinezët kanë bërë kërkesë të anëtarësohen.
"Ne nuk do të lejojmë që ushtarët dhe oficerët e Tsahal të dalin para gjykatës të Hagës", deklaroi Netanjahu pas hapjes së këshillit të ministrave.
Dje, shteti hebre iu kundërpërgjigj ofensivës diplomatike ndërkombëtare të palestinezëve duke ngrirë tranferimin e 106 milionë eurove për Autoritetin palestinez dhe duke kërcënuar drejtuesit për ndjekje nga drejtësia.
Kërkesa nga Autoriteti palestinez, nëse miratohet, i hap rrugën palestinezëve të ngrejnë akuza për krime lufte kundër Izraelit./
/ec/