JERUSALEM - Policia izraelite arrestoi 13 anëtarë dhe mbështetës të organizatës raciste anti-arabe "Lehava", shefi i të cilës u arrestua më 16 dhjetor pas zjarrit në një shkollë të gjuhëve të huaja arabe-hebreje, njoftoi ajo sot.
"Që prej dje në mbrëmje, tetë anëtarë të organizatës "Lehava" të dyshuar për nxitje të dhunës dhe terrorizmit për motive raciste u arrestuan për t'u marrë në pyetje", theksoi policia në një komunikatë.
Policia arrestoi pesë persona të njohur për pjesëmarrje në manifestimet e Lehavas.
"Këto pesë persona, katër prej të cilëve minorenë u arrestuan në Jerusalem me thika dhe drogë", vijon komunikata.
Emri "Lehava" lidhet me zjarrin në fund të muajit nëntor në shkollën e gjuhëve të huaja arabe-hebreje në Jerusalem. Tre të rinjtë e arrestuar dhe të dyshuar për vënien e zjarrit në këtë shkollë janë anëtarë të kësaj organizate ekstremiste, sipas Shin Beth, shërbimi i sigurisë së brendshme./ATSH/