JERUZALEM, 27 korrik /ATSH-DPA/ - Policia zraelite ka arrestuar sot një të ri hebre i cili ka ofenduar imazhin e profetit Muhamet, rasti i dytë ditët e fundit, në një kohë kur tensionet mes Izraelit dhe palestinezëve po rriten në Jeruzalem dhe në Bregun Perëndimor, deklaroi zëdhënësja e komisariatit të policisë.
Besimtari i ri është filmuar duke ofenduar disa herë profetin Muhamet në qytetin e vjetër historik të Jeruzalemit, ku më parë një tjetër i ri ishte filmuar duke thënë të njëjtën fyerje të enjten.
Zëdhënësja e komisariatit të policisë, Luba Samri u shpreh se policia do tregojë zero tolerancë kundrejt provokimeve të tilla.
Arrestimi i kryer sot vijon pas vrasjes së katër palestinezëve në një konfrontim që shpërtheu gjatë sulmeve për ditë me radhë në Bregun Per[ndimor, pas konfliktit të së dielës në vendin e shenjtë të Jeruzalemit, Mali i Tempullit.
Në këtë zonë të shenjtë ndodhen xhamia al-Aqsa dhe rrënojat e Tempullit Hebre Biblik.
Presidenti palestinez, Mahmud Abas akuzoi Izraelin për përshkallëzimin e tensioneve dhe paralajmëroi se të tilla veprime mund të sjellin pasoja katastrofike./ /r.b/ a.jor.




