JERUAZALEM - Larja e këmbëve para Pashkëve, e cila është një traditë e krishterë është celebruar në Kishën e Varrit të Shenjtë në qytetin e vjetër të Jeruzalemit.
Besimtarët katolikë kishin mbushur kishën e lashtë për të Enjten e Madhe, ku kremtohet Mesha e Darkës së fundit të Krishtit. Gjatë celebrimit Patriarku latin Fuad Twal lau këmbët e dymbëdhjetë klerikëve.
Sipas traditës së krishterë, Jezusi lau këmbët e 12 dishepujve të tij para Darkës së Fundit para se ai të kryqëzohej, në shenjë të përuljes së tij.
Të krishterë nga e mbarë bota përkujtojnë këtë ngjarje qysh në kohët e lashta ku Pashkët shënojnë kulmin e Javës së Shenjtë, e cila fillon me të dielën e Palmave dhe përkujton ringjalljen se Jezusit tre ditë pas kryqëzimit të tij .
Kisha e Varrit të Shenjtë në qytetin e Vjetër të Jeruzalemit besohet të jetë ndërtuar kur Jezusi u kryqëzua, ku besimtarët e krishterë besojnë se ai u varros për t'u ringjallur pas tri ditësh.
Kisha në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit konsiderohet si vendi më i shenjtë i krishterimit.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Mesha e Papës në Bazilikën e Vatikanit: Ndihmoni të varfërit