Aktorja e njohur hollivudiane Jessica Alba është një ndër artistet më të paguara dhe më të kërkuara.

Falë këtij suksesi edhe llogaria bankare është shtuar mjaft vitet e fundit.

“Fitimi i shumave të mëdha të parave më ka bërë një person të lumtur. Askush nuk më ka ndihmuar, të gjitha i kam arritur vetë”, -është shprehur Alba.

Karriera e saj kinematografike ka nisur në periudhë të hershme kur ajo ishte në shkollë të mesme.

Jessica Alba përveç arritjeve të shumta profesionale është edhe e lumtur me familjen e saj dhe me dy vogëlushet bukuroshe.

(xh.k/shqiptarja.com)