Jessica Chastain pritet të luajë rolin e Marilyn Monroe në filmin e ri biografik për ikonën e bukurisë.

Sipas Daily Mail, Chastain është në prag të nënshkrimit të marrëveshjes për këtë rol të bazuar në novelën e Joyce Carol Oates.

Ky film ka si prodicent Brad Pitt, i cili ka dëshriruar dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm që të bindë Chastain të luajë figurën e Monroe.

jessica chastain

Pitt dhe Jessica kanë luajtur së bashku në filmin “The Tree of Life” në vitin 2011.

Thuhet se xhirimet do të fillojnë në muajin gusht që filmi të jetë gati në vitin 2015.  

Chastain ka qenë mjaft e zënë së fundmi pasi do të luajë në filmin “Christopher Nolan” krah Anne Hathaway dhe Matthew McConaughey, si dhe në filmin “Miss Julie” me Samantha Morton dhe Colin Farrell.

Aktualisht ajo po meret me xhirimet e Guillermo del Toro's, filmit horror të Crimson Peake.

marilyn monroe

(b.t/shqiptarja.com)