Këngëtarja ka bërë publik çdo hap që ka hedhur gjatë vizitës së saj të parë në Shqipëri.
(Jessie J "selfie" përpara se të ngjitej në skenë)
26-vjeçarja e lindur në Londër ka marrë një buqetë me lule gjatë vizitës me kryeministrin.
(Jessie J duke performuar në sheshin “Nënë Tereza”)
Këngëtarja ka qenë e ftuara speciale e koncertit që është mbajtur për 70-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë në sheshin “Nënë Tereza”, ku ka dhënë një performancë të paharrueshme plot energji.
(Jessie J duke bërë shqiponjën dykrenare)
Këngëtarja ka performuar përpara 50 mijë shqiptarëve që kanë mbërritur në shesh për të ndjekur drejtpërdrejt performancën e saj.
(Jessie J duke performuar në sheshin “Nënë Tereza”)
Ajo këndoi disa nga hitet e saj më popullore si “Nobody’s perfect”, “Who’s laughing”, “Who you are” etj.
(Jessie J duke performuar në sheshin “Nënë Tereza”)
(Jessie J gjatë vizitës në Kryeministri)
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)