Këngëtarja Jessie J ka shprehur vlerësimin e saj për këngëtaren me origjinë kosovare Rita Ora për performancën e saj si gjyqtare në talentshow-n “The Voice of UK”.

“Rita po shkëlqen, ajo ka sjell një frymë tjetër. E pashë në “Jingle Bell Ball” dhe i thashë se ajo duhet të jetë e sinqertë me talentet të cilat i udhëheqë”,- është shprehur Jessie J.  

Këngëtarja Ora ka zëvendësuar Kylie Minoguen në këtë spektakël, e cila kishte ardhur pas largimit të Jessie J në vitin 2013.

rita ora

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)