Gazmir Spahija, ish drejtor i Tatimeve në fund të qeverisjes Berisha dhe administrator i televizionit të tij “Syri Tv” është shpërblyer me një tjetër detyrë nga Rithemelimi. Ai është caktuar një nga 4 koordinatorët e Rithemelimit, që do të merren me organizimin e demokratëve, veçanërisht për protestat pranë shtëpisë së ish kryeministrit.
Detyra administratorit të televizionit të familjes Berisha i është caktuar në mbledhjen e Kryesisë të “Rithemelimit”, që me Berishën të izoluar në arrest shtëpie, e drejtoi Flamur Noka.
Po ashtu, 3 koordinatorët e tjerë që janë caktuar janë të besuarit e fundit që I kanë mbetur Berishës, Klevis Balliu, Aurel Bylykbashi dhe Arben Qirjako.
Këto emra do të merren me organizimin e strukturave, veçanërisht për protestat që “Rithemelimi” mban në mbështetje të Berishës kundër drejtësisë.
Edhe pse kishin deklaruar se përcaktimi i koordinatorëve do të bëhej për t’i hapur rrugë riorganizimit e për të përfshirë edhe grupimin e Bardhit, 4 emrat e koordinatorëve janë vetëm nga radhët e mbështetësve të Sali Berishës.
Tani Syri tv mund të konsiderohet edhe formalisht organi zyrtar i Rithemelimit, fraksion politik i Partisë Demokratike dhe nuk mund të pretendojë asnjë strandard pavarësie profesionale që një media (pavarësisht linjës së vet editoriale) duhet të garantojë. Te Syri nuk bëhet më gazetari apo informacion, por vetëm propagandë dhe kushdo frekuenton ato studio (qoftë edhe si i ftuar) duhet të jetë i vetëdijshëm që kontribuon në një operacion propagande në këtë rast të udhëhequr nga familja Berisha.
SI.E./xy/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7429
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: E marta e kiametit...
23 Nëntor, 19:52
-
Berisha i refuzuar nga militantët, porosi drejtuesve të qarqeve për protestën: Të martën sillni sa më shumë njerëz në Tiranë
23 Nëntor, 18:35
-
Intervista e Dumanit/ Lapardhaja: Dje konfirmoi që SPAK dhe ai janë indiferent ndaj sulmeve politike! Një prokuror që nuk ka marrë asnjë dhuratë, fat për shoqërinë shqiptare
23 Nëntor, 17:35
-
Pas 7 refuzimesh, Berisha s'heq dorë! Këmbëngul për liri në Gjykatën e Lartë
23 Nëntor, 15:41
-
Megjithë përpjekjet dhe ndihmën e përfaqësuesit grek, PD nuk arrin ta përfshijë Sali Berishën në rezolutën e PPE-së
23 Nëntor, 12:17
-
Dumani me 3 apartamente? Kreu i SPAK i përgjigjet Berishës: Kurrë në jetën time s’kam pranuar jo ryshfet, por as dhuratë mbi 100 dollarë
22 Nëntor, 21:48
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22
-
Mero Baze: Mesazhi i Berishës, nga ‘gjyqi’ i sajuar kundër Ivi Kasos
22 Nëntor, 19:24
-
'Studio Live'/ Vendimi i GJK për Berishën, Haklaj: E quajti arrestimin të ligjshëm, unanim 8-0! Meta humbi burrërinë, kërkoi pasaportën! Faik Basha: Është më i frymëzuar se kurrë
22 Nëntor, 18:01
-
Ylli Pata: Pse shpërtheu bomba në PD pas vendimit të Kushtetueses
22 Nëntor, 17:58
-
Partia Popullore Europiane 'godet' Sali Berishën, nuk kërkon lirimin e tij! Rezolutë për Shqipërinë, mbështet vijimin e reformave
22 Nëntor, 13:35
-
Pse priti deri në fund Berisha, çfarë shpresonte?
22 Nëntor, 13:08
7501 po na cudit per dit
PërgjigjuO Zot ku e gjeten kete katundare NON GRATA....
PërgjigjuPostet ne organizata politike nuk gjenerojne te ardhura. Si ato ne qeverisje, media e oborre te Rames. Ato jane te palighshme e kriminale.
PërgjigjuKy Gazi asht robi ma legen dhe ma delenxhi
PërgjigjuEmertim pa lidhje fare.Gazi eshte llogaritari Zenit,s'ka asnje lidhje si politikan.Si duket,Sala nuk po i beso më gardes se politikanve te Pd-ës.
PërgjigjuGazmiri po qe ja vlen....hahah vodhi ne tatime, ja coi me canta shkelqenit per televizionin ....u caktua administrator i tv pa pike talenti dhe profesioni...mos harroni qe ka mbaru per 'anglisht" dhe tani do udheheqi protestat ta investigoje SPAKU parate e Gazmirit .....se qe 30 vjec drejtor tatimesh mori shtepi tek pallatet ngjitur me Karlsbergun.... si i bleu me cfare i bleu nderkohe qe kur u caktua drejtor erdhi nga Shkodra pa pune
PërgjigjuNë Shkodër ka qenë përdorues droge!