Këngëtarja angleze Jessie J ka treguar figurën e saj të mrekullueshme ditën e djeshme në Londër.

Bukuroshja Jessie ka marë pjesë në promovimin e edicionit të ri të spektaklit muzikor “The Voice” në versionin britanik.

jessie j

E veshur me një fustan të shkurtër në ngjyrë të zezë dhe një palë sandale të larta, Jessie është dukur e mahnitshme në tapetin e kuq.

Fustani që kishte veshur ka nxjerrë në pah këmbët e saj të tonifikuara.

jessie j

24 vjeçarja është një nga anëtaret e jurisë së bashku me emrat e njohura të ekranit si Sir Tom Jones, Will.i.am and Danny O'Donoghue.

Të katërt menorët janë dukur mjaft të gëzuar ndërsa kanë pozuar për fotografët.

jessie j

Edicioni i ri i këtij spektakli muzikor do të nisë më 30 mars.

(b.t/shqiptarja.com)