Nata e Bardhë” mblodhi rreth vetes në metropolin tonë emra të njohur të muzikës shqiptare, por edhe të ftuarën speciale Jessie J!
Edhe pse koha nuk ishte në favorin e të gjithë artdashësve të muzikës, sheshi “Nënë Tereza” ishte mbushur si kurrë më parë, ku mijëra të rinjë shijuan për disa orë tingujt e muzikës shqiptare të cilët erdhën nga artistët Elhaida Dani, Alban Skënderaj dhe mjaft emra të të njohur të skenës.
Ashtu si çdo vit, Nata e Bardhë ka sjell në Shqipëri artistë me famë botërore, ku kujtojmë ardhjen e yllit Rita Ora e cila foli shqip në 100-vjetorin e Pavarësisë.
Kujtojmë se, edhe në koncertin që Rita Ora performoi bashkë me bandën e saj muzikore nuk u pagua asnjë lekë nga shteti shqiptar, traditë kjo që ka ndjekur siç duket edhe koncertin e këngëtares britanike.
KONCERTI PA BILETA
Këngëtarja e njohur britanike Jessie J, pas njoftimit në rrjetet sociale që do të ishte pjesë e një koncerti pa bileta në Tiranë, ka prekur tokën shqiptare për herë të parë në orën 16:00 ku më pas është drejtuar drejt kryeqytetit shqiptar. Këngëtarja 26-vjeçare performoi ‘live’ përpara mijëra fansave në Tiranë, të cilët mundën ta shijojnë muzikën e saj pa bileta.
KUSH ËSHTË JESSIE J
Jessie J është një ndër këngëtaret më të njohura të momentit. Vetëm pak kohë më parë, ajo ishte në kopertinën e revistës së njohur “Glamour”, ku fliste mbi marrëdhënien e saj me Lule James, me të cilin është e lidhur.
Pyetjes nëse është e dashuruar, ajo iu përgjigj: “A jam e dashuruar? Po punoj për këtë.
Nuk dua të dukem e keqe, por ende nuk kam rënë në dashuri. Le të themi që po mësoj si të bie.
Kur u pyet se çfarë duhej që ajo të dashurojë dikë, Jessie J tha: “Të jesh i dashuruar është të sillesh me dikë njësoj sikur të ishe vetëm”, u shpreh ajo.
Në kryeministri
“Numri më i madh i fotove që kam bërë ndonjëherë brenda një ore, dhe shkova në shtëpinë e kryeministrit ku u prita me lule dhe kaq shumë fjalë të ngrohta.
Ndihem kaq e mirëseardhur në Shqipëri.
Faleminderit! Tani një dremitje e shpejtë përpara koncertit”, ka shkruar Jassie J. në Instagram.
Marrë nga numri i sotëm i gazetës së printuar, “Shqiptarja.com”.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com