Jeta e luksit nxorri hapur dy të akuzuarit për vjedhjen e një “Benzi” dhe 100 milionë lekëve 1 vit më parë në Levan të Fierit. Ato kanë blerë sende të shterenjta dhe kanë bërë jëtë luksi edhe pse të papunë, deri sa kanë rënë në pranga. Policia e Fierit ka mbledhur prova të pakundërshtueshme për fajësinë e dy të rinjëve.
Pas shqyrtimit të provave të siguruara gjatë hetimit një vjeçar që implikojnë dy të rinjtë në vjedhjen 100 milionëshe të Xhemal Kalemajt.Gjyqtarja e çështjes Matilda Shalla ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë të caktuar me datë 11.04.2018 “Arrest me burg” pa afat për veprën penale “ Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.
Kanë qenë pamjet e një kamere sigurie që kanë çuar në identifikimin e një prej dy të rinjve të arrestuar si autorë të dyshuar të vjedhjes së një autoveture tip “Benz” dhe 10 milionë lekëve të reja, një banori nga Levani i Fierit. Një prej të arrestuarve të djeshëm, Renaldo Latifi 22 vjeç nga Levani i Fierit, është kapur nga kamera e sigurisë së një objekti, teksa ecte pranë vendit të ngjarjes, me në çelës të ngjashëm me atë të Benz-it të vjedhur.
Nga vëzhgimet e pamjeve filimike është konstatuar se rreth orës 07.29 minuta me orën e kameras, ka kaluar Renaldo Latifi në drejtim të vendit të ngjarjes ku në anë të rrugës ka qenë parkuar makina e shtetasit Xhemal Kalemaj.
Nga tabulatët telefonike, ka rezultuar se i ndaluari Xhuljano Muça, më datë 29.05.2017 paradite ka qenë në Levan e në Panaja të Vlorës dhe jo në Vlorë, ashtu si ka deklaruar.
Ndërsa Renaldo Latifi rezulton të ketë qenë gjatë gjithë datës 29.05.2017 në fshatin Levan. Nga hetimet ka rezultuar se Xhuliano Muçaj është bashkëpunëtor i Renaldo Latifit. Ky i fundit është kamarier në lokalin e Xhuliano Muçës. Nga hetimet me metoda speciale dhe përgjimet ambientale e telefonike është arritur të sigurohen prova se dy të ndaluarit kanë kryer vjedhjen e Benzit dhe 10 milionë lekëve të reja të Xhemal Kalemajt.
Të dy të rinjtë kanë dhënë versione të ndryshme rreth veprimeve të tyre ditën e ngjarjes. Ndërsa Xhuliano Muça ka pretenduar se ka qenë së bashku me Renaldo Latifin të cilin e ka transportuar me mjetin e tij, Renaldo Latifi ka deklaruar se ka qenë në vendin e ngjarjes dhe është largua me autobus në drejtim të qytetit të Vlorës.
Për këta shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 11.04.2018, ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Vjedhje" e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 134/3 i Kodit