FIER- Ky është Alban Mucaj, me profesion naftëtar. Kur e nisi me pasion këtë punë nuk e mendoi se do vinte një ditë që do i kërcënonte mbijetesën e tij dhe të familjes. Përkeqësimi i gjendjes ekonomike nisi para një viti kur iu ndërpre paga nga uzina e rafinerisë së Ballshit,- thotë Muçaj.
“Mbaj 5 frymë me bukë. Ku kam të ardhura të tjera”, tha naftëtari, Alban Muçaj
Bashkë më gruan e papunë dhe tre fëmijët jeton në këtë godinë të cilën e ka kthyer në shtëpi. Më herët ka qene një ambient pune për një kantier.
“Gjendja e ekonomisë hëëëë… Gjendja e ekonomisë së familjes sime sa vjen e mbi rrënohet. Të tërë shpresat i kemi pasur tek uzina e Ballshit “, shtoi ai.
Përveçse nuk ka asnjë dokument për banesën rrezikon edhe të shembet.
“Ja dha gurit u ça. Ja dha lisit u ça. Ja dha njeriut duroi. Me shumë shumë sakrifica. Kam dy vajza të vogla, djalin. Gruan e kam pa punë. Vetë pa punë. Siç e shikoni këto janë gati për të rënë dhe për të na zënë brenda mua dhe fëmijët”, tregoi Muçaj.
Protestat dhe grevën e urisë e sheh si një vendim të drejtë pasi kërkon të marrë vetëm paratë që i detyrohet uzina ku investoi 20 vite të jetës së tij.
“20 vjet për 21 vjet. Më punëtori i uzinës. Me të ardhurat e uzinës mbaja familjen time. Gjithmonë uzina e Ballshit ka pasur problem”, shtoi ai.
Të njëjtën gjendje të vështirë po kalojnë edhe 800 punëtorë në uzinën e rafinerisë së Ballshit.
Godina ku jeton naftëtari Alban Mucaj
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
36.1%
-
Jo
60.4%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 3628
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fier/ Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, plagoset një nga shoferët! (VIDEO)
3 Janar, 10:52
-
Fier/ Aksidente dhe dhunë në familje, 3 të arrestuar, 4 nën hetim e një në kërkim! 34-vjeçarja hidhet nga ballkoni prej frikës, bashkëjetuesi e kërcënoi me thikë
3 Janar, 10:13
-
Autoboti pret rrugën në Fier-Levan, 3 të plagosur në aksident nga përplasja e tre mjeteve! (VIDEO)
2 Janar, 12:06
-
Zjarrfikësit shpëtojnë nga djegia totale banesën në Ballsh, shkak i flakëve ishte kaloriferi
31 Dhjetor 2024, 16:18
-
Tregu mbushet me produkte të ngrira, gjelat e detit u mbetën në ‘derë’ fermerëve të Fierit: Do t’i hamë vetë, nuk i shesim nën kosto
31 Dhjetor 2024, 15:48
-
Aksident në autostradën Lushnje Fier, përplasen 3 mjete, shkaktohet radhë e gjatë trafiku
31 Dhjetor 2024, 14:13
-
Mirësevjen 2025! Në Tiranë, spektakël fishekzjarresh e koncert në shesh! Atmosferë festive në çdo qytet! Shqiptarët kudo urojnë: Gëzuar!
31 Dhjetor 2024, 10:58
-
Viti i Ri/ Sekuestrohen 100 kuti me fishekzjarrë në Fier, në hetim 3 pronarët e dyqaneve
31 Dhjetor 2024, 10:01
-
Qeveria miraton kontratën koncesionare për segmentin Lekaj-Fier, pjesë e Korridorit Blu! Për 35 vite kalimi do bëhet me pagesë
31 Dhjetor 2024, 01:06
-
Patos/ Dyndje në Postë për pensionin dhe bonusin e fundvitit, të moshuarit: Duhen më shumë sportele dhe pika, situatë kaotike!
30 Dhjetor 2024, 10:43
-
Aksident në aksin Fier-Kraps, motori përplaset me automjetin, transportohet në spital 32-vjeçari (EMRI)
29 Dhjetor 2024, 18:58
-
Reforma e autonomisë financiare spitalore, plani i qeverisë për t'i kthyer në mundësi atraktive spitalet për mjekët dhe infermierët
28 Dhjetor 2024, 20:09