Chastain, e cila, sipas portalit Indieiwire, u shfaq nga askundi dhe që u prit mirë nga kritika për rolet e saj në filmat “The Tree of Life” dhe “Take Shelter”, do të marr përsipër personifikimin e princeshës Diana në filmin “Caught In Flight”.
Filmi rrëfen për marrëdhënien dashurore të princeshës me kirurgun me prejardhje pakistaneze, Hasant Khan, me të cilin ajo kishte një lidhje gjatë pjesë së dytë të viteve të 90’të. Regjinë e filmit do ta marrë përsipër gjermani Oliver Hirschbiegel, ndërkaq xhirimi i tij fillon në mars të vitit 2012. Është interesante se në garë për rolin e princeshës Diana veç Chastain ishin edhe Keira Knightley e Scarlett Johansson.