Lee Watchtsetter është 86 vjeçarja nga Florida e cila ka udhëtuar 89 herë me kroçierë gjatë martesës së saj 50-vjeçare. Pasi bashkëshorti ndërroi jetë nga sëmundja e kancerit në vitin 1997, ajo i kishte premtuar se do të vijonte traditën e udhëtimeve. Por në të vërtetë e moshuara ka bërë shumë më tepër sepse rreth 7 vjet më parë ka shitur shtëpinë e saj në Fort Lauderdale dhe jeton në anijen Crystal Serenity.

Për vitin 2015 ajo mendon të harxhojë 164 mijë dollarë për ushqim dhe strehim, madje edhe për kamarierët që e shërbejnë. “Bashkështori im më ka mësuar të dashuroj kroçierat. Pas vdekjes së tij kam realizuar rreth 100 të tilla, ku 15 të tilla kanë qenë rreth botës dhe jetoj një jetë përrallash, pa strese,”-është shprehur 86 vjeçarja.

Sipas saj vendet më të bukura për tu vizituar janë ato aziatike, pasi janë shumë ndryshe nga Amerika. Ndonëse ajo nuk preferon të qëndrojë në tokë për të moshuarën duket se Stambolli bën përjashtimin. “Nuk mund ti rezistoj “Grand Bazaarit”, pasi aty mund të gjesh rroba të mrekullueshme, por detyrohem gjithnjë të përmbahem për shkak të vendit të limituar në kabinë,“-vijoi Lee Watchtsetter.

E vetmja gjë që i mungon 86-vjeçares është familja e saj, ndonëse nëpërmjet kompjuterit qëndron të kontakt të përditshëm me 3 fëmijët dhe nipërit e saj si dhe i takon sa herë anija kalon në Majemi.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com