TIRANË - Burimet e policisë deklarojnë se se njëra prej të arrestuarve, Zyhra Vokshi, e cila ishte pronare edhe e dyqaneve në qendrat tregtare TEG dhe QTU, merrte alkool në Mal të zi dhe e shiste në dyqanet e saj në dy qendrat tregtare. Por një tjetër mall i preferuar i saj, gjithnjë sipas burimeve policore, ishte edhe vera italiane. Priten edhe deklarimet, për të sqaruar pozicionin e saj nëse është ose jo njeriu i afërt i Albana Vokshit.
Ndërkaq, edhe më parë Albana Vokshi ka patur probleme si me akuzat politike në Shqipëri ashtu edhe jashtë kufijve. Para pak kohësh në Kosovë u ndalua nga autoritetet e doganave, ku momentalisht oficerët e arrestuan sepse dyshonin se makina me të cilën ajo udhëtonte, po transportonte drogë.
Pas debateve të shumta me doganierët, ngjarja precipitoi në fyerje të rënda dhe menjëherë u zhvillua një seancë gjyqësore. Punonjësit e doganës u pezulluan por u rikthyen në punë. Ndërkaq, bashkëjetuesi i Vokshit, është akuzuar për përfitime me kompaninë e naftës “Stream Oil” si dhe me konflikte në fushën e ndërtimit.
Kontratat e aqdebatuara të bashkëjetuesit të saj, më pas u përdorën prej Vokshit si armë sulmi ndaj sulmuesve, teksa persona rreth saj janë akuzuar herë pas here për afera apo ngjarje të ndryshme, ku është dashur sqarimi i plotë prej saj. Edhe në këtë rast, pritet të sqarohet nëse Zyhra Vokshi është ose jo halla apo kushërira e saj dhe a kishte lidhje me dërgimin e verës në QTU po TEG.
Shkrimi u publikua sot (15.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com