Jetimët-ministrave: Stop punës
së fëmijëve në Lazarat

Jetimët-ministrave: Stop punës<br />së fëmijëve në Lazarat
TIRANE-  Në ditën e tyre ndërkombëtare një grup fëmijësh ngritën zërin për të drejtat e tyre përballë 3 ministrave të qeverisë Rama dhe  një përfaqësuesi të ministrisë së Brendshme.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme Genc Gjonçaj, dhe ministri i Mirëqënies Sociale janë zënë ngushtë para pyetjeve të fëmijëve, të cilët kërkonin zbatimin e të drejtave të tyre të mos ngelen vetëm në letër.  Madje as bluza me “supermen” që kishte veshur Veliaj s’e ka shpëtuar dot nga kjo situatë.

PARANDALONI PUNEN E FEMIJEVE NE LAZARAT
Fëmijët kërkuan marrjen e masave për parandalimin e punës së detyruar të fëmijëve në Lazarat. “Do punojmë për të identifikuar personat që shfrytëzojnë këta fëmijë dhe do ta parandalojmë”- tha sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Brendshme Genc Gjonçaj.

TE ZBATOHET STATUSI I JETIMIT
Fëmijët që jetojnë në Shtëpinë e fëmijës kanë kërkuar më shumë përkujdesje, për ata të cilët pasi mbushin moshën 14 vjeçari i duhet të largohen nga institucioni dhe vendosen në konvikte ku mbështeten me një pagë minimale.  
“Të paktën të kemi një kujdes minimalisht deri në moshën 18 vjeçare”- kërkuan ata.  
“Po punojmë për të ruajtur mbështetjen insituciolane por dhe të respektohet diferenca që krijohet mes moshës së gjimnazit dhe moshave të vogla”- tha Veliaj.
Ministrja e Arsimit u shpreh se takimi përballë me fëmijët,  i detyron më shumë të funksionojnë si skuadër dhe herën tjetër të vinin me zgjidhje konkrete.  

“I kemi menduar pyetje kur po vinim këtu. Jemi pjesë e një qeverie që dëshirojmë e kemi shumë përzemër të funksionojmë si skuadër. Kjo na bën që në takimin tjetër të vijmë me detyra shtëpie të bëra gati, dhe do vijmë me një zgjidhje konkrete për të dy problemet”- tha ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

“Do të krijojmë strukturë më vetë nga pikëpamja e banesës që të jetë e ndryshme nga moshat e vogla.”- tha Beqaj.
Migena, një vajzë jetime kërkoi të dijë se çfarë do të bëjë qeveria me ta kur të mbushin moshën 14 vjeçare dhe i duhet të largohet nga institucioni rezidencial.

“Pasi del nga institucioni rezidencial has në vështirësi. Statusi i jetimit na jep përfitime por këto nuk arrijnë në dorën tonë, nuk zbatohen mbeten thjeshtë në letër. Kur të mbushim moshën madhore, si mund të na ndihmoni, Ku do na çoni? E pyeti Migena.

“Sapo të mbarojë ky takim do të flasim dhe do të sigurohemi që të gjithë institucionet të respektojnë të drejtat që u takon jetimëve sipas statusit. Do kontaktojmë me ministrinë e Kulturës me bashkinë.”

MINISTRIA E KULTURES AKTIVITET
Ministria e Kulturës nisur nga prioriteti që ka për edukimin artistik të të rinjve do të jetë pjesë e disa aktiviteteve në kuadër të javës së Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve.  Teatri i Kukullave do të qëndrojë i hapur sot, me aktivitete që synojnë sensibilizimin për të drejtat e fëmijëve. Paraditen e sotme Qëndra Kombëtare e Fëmijëve zhvilloi disa aktivitete sensibilizuese përmes paneleve të leximit dhe vizatimit në Teatrin e Kukullave.

Më pas, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro  zhvillon një takim me nxënës e fëmije ku do t’i përgjigjet pyetjeve të tyre. Gjithashtu për të rinjtë do të shfaqet edhe pjesa teatrale “Princi i vogël” në skenën e Teatrit të Kukullave. 

20 Nëntori është shënuar në kalendar si "Dita ndërkombëtare e të drejtave të fëmijëve". Përcaktimi i kësaj dite ka marrë shkas nga Konventa për të drejtat e fëmijëve, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në 20 Nëntor 1989 dhe ka hyrë në fuqi si ligj ndërkombëtar në vitin 1990.

Bazuar në Konventën e të Drejtave të e Fëmijëve  paraqiten  katër parime bazë si, mosdiskriminimi, interes më të lartë për fëmijët, e drejta për të jetuar dhe zhvilluar si dhe respektimi i pikëpamjeve të tyre.

Në Shqipëri nuk ekziston ende një legjislacion i kompletuar, dhe burime për mundësinë e monitorimit dhe të përmirësimit të situatës së dhunës kundër fëmijëve.

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim