Jetoi 110 vjeç dhe e priti
vdekjen duke qeshu

Jetoi 110 vjeç dhe e priti<br />vdekjen duke qeshu
Alemi, nipi i Dyrmishit, tregon se i ra atij fati që të mbante në shtëpi gjyshin, këtë figurë legjendare që i kaloi kufijtë e krahinës, që ia bëri shtëpinë derë të madhe. Ai tregon jetën e tij që nga viti 1932 kur i vdiq i ati dhe u mblodhën me nënën Hyrien, që mori edhe të atin Dyrmishin, për të pleqëruar aty.
Dy gratë e para i vdiqën, kurse e treta vdiq në vitet ‘80 në moshën 80 vjeçe.

  -:Në shtëpinë tonë – thotë ai, vinin njerëz me emër, sikurse nga Vlora e rrethinat, nga Himara dhe krahina të tjera. Shtëpia jonë e vogël, u bë një derë e madhe.
  Në moshën 110-vjeçare, me trupin si lastër, pa hequr asnjë dhëmb e dhëmballë në gojë, Dyrmish Shore nuk iu dorëzua as vdekjes. Qëndroi i shtrirë vetëm 12 ditë dhe në njërën prej këtyre ditëve ai u shpreh duke qeshur nën buzë:”Eja, të pres, e di që duhet të vish patjetër, por nuk më mposht dot. Eja, do të nisim rrugën bashkë, por unë do të lë pas”. Kur mbylli sytë Dyrmish Shore, dhimbja pllakosi krahinën. Ai u përcoll me nderim në banesën e fundit në fshatin Sevaster, pranë bashkëshorteve të tij, ndërsa lavdia e këtij njeriu legjendë do të përcillet në breza…

 Është fati madh për mua, që të jem nipi i Dyrmish Shores nga Sevasteri, që të rrëfej historitë dhe bëmat e tij me gojën time. Do të vdes me krenarinë që jam mashkulli që trashëgoj Dyrmish Shoren e Sevasterit –thotë ai me sy të përlotur dhe nis rrëfimin: 

Cila është lidhja juaj me Dyrmish Shoren nga Sevasteri?
Gjyshi im, babai i nënës, Dyrmish Shore, ka 170-vjetorin e lindjes, ndërsa këtë viti mbush 65 vjet nga dita e ndarjes nga jeta. Jetoi 110 vjec, pa i rënë asnjë dhemb dhe asnjë dhëmballë, pa i u kërrusur trupi.

Unë jam trashëgimtari tij, gjithçka e di nga goja e tij, cdo gjë ma ka lënë me dorën e tij. Mua më vdiq babai dhe më ka rritur ai..
Shtëpia e tij në Sevaster, ka shërbyer si ambulancë, më pas jetonin mësuesit e fshatit, por për çudinë e të gjithëve, nuk më kthehet mua, që jam direkt trashëgimtari i saj. Dikush pretendon se e ka blerë shtëpinë e Dyrmish Shores .

Nuk kam marrë as tokën, kullotat, përveçse disa metra katrorë vreshtë... Ndoshta do të vijë dita për t’i marrë, por për derën e madhe të Shorajve ka rëndësi që me pasurinë e tij jeton i. gjithë fshati dhe që ndër breza do të përcillen trimëritë e tij.

Është burri, që ngriti lart vlerat e shqiptarit, që priti me buzëqeshje edhe vdekjen.
 Alem Hyskaj, është nipi i Dyrmishit, mashkulli i parë i familjes së tij. Ai na tregon një dosje të madhe, që e cilëson “pasurinë” që i ka lënë gjyshi, duke I rrëfyer me gojën e tij bëmat e jetës së tij, që në ditët e sotme përcillen si legjenda.
Në atë dosje ka edhe shumë fakte dhe foto, që i gjen të ekspozuara edhe në stendat e Muzeut të Vlorës, që ia pamë me kujdes.
Për shumë vite, - thotë ai, që në rininë time, kam takuar miqtë e gjyshit, burrat e mocëm bashkëkohës të tij, duke marrë nga goja e tyre bëmat e Dyrmish Shores, këti burri të rrallë nga Sevasteri i Vlorës.

Shkrimi u publikua sot (28.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Dita e Falenderimeve, Trump uron amerikanët duke sulmuar demokratët: Gëzuar edhe ju që u përpoqët të shkatërronit vendin tonë

SHBA/ Dita e Falenderimeve, Trump uron amerikanët duke sulmuar demokratët: Gëzuar edhe ju që u përpoqët të shkatërronit vendin tonë