Prindërit e një fëmije që vdiq 100 minuta pasi ai lindi, vendosën që organet e tij ti dhurojnë dhe kjo sipas tyre mjaftoi që djali i tyre të konsiderohet një hero.
“Edhe pse ai nuk jetoi shumë gjatë mes nesh dhe ne e sollëm në jete duke e ditur se nuk kishte shumë shpresa për të, ne jemi pafund krenarë për heroizmin e tij”, tha e ëma Jess Evans, nga Cardiffi.
Nëna e tij ishte 9 muajshe shtatzënë me dy binjakë kur i thanë se një nga binjakët që ajo po rriste, vuante një gjëndje të rrallë dhe fatale e cila ndalon zhvillimin e trurit të foshnjes.
Por prindërit ishin të vendosur që jeta e djalit të tyre të kujtohej gjithmonë, dhe kështu e ndanë mendjen se valvulat e zemrës së tij dhe veshkat do të dhuroheshin për të shpëtuar jetën e një foshnjeje tjetër.
Binjakët e çiftit lindën një vit më parë, por Teddy vdiq pasi jetoi vetëm 100 minuta. Veshkat e tij iu dhuruan një familjeje që nuk kishte mundësi financiare për të kuruar foshnjen e saj.
“Ne shpresojmë që historia e djalit tonë të vogël do të frymëzojë familje të tjera për të gjetur veten në situatën e humbjes së një fëmije. Çdo dhurim është frymëzues, është një akt heroizmi”, tha nëna e tij.

Redaksia Online
(Alt.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com