Jevtic: Komuniteti serb, faktor
vendimtar për formimin e Qeverisë

Jevtic: Komuniteti serb, faktor<br />vendimtar për formimin e Qeverisë
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiç dhe deputetët në Kuvendin e Kosovës, Jasmina Zivkoviç dhe Sasa Milosavljeviç, sot kanë vizituar banorët e fshatit Ajnovce të komunës së Kamenicës dhe Kishën e Shën Maria Magdalena, së bashku me shtatëdhjetë besimtarë që morën pjesë në liturgjinë solemne dhe procesin, i shërbyer nga prifti Dalibor Kojic.

Jevtic, në portën e Kishës Shën Maria Magdalena, ka përmendur se ai ishte i sigurt se zgjedhjet e reja në Kosovë nuk do të ketë dhe se nëntë deputetët e komunitetit serb do të jenë faktor vendimtar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Ndërsa ish-kreu i grupit parlamentar të Partisë së Pavarur Liberale dhe deputeti aktual Sasa Milosavljevic, tha se krijimi i një Gjykate Speciale është kushtetuese.

"Përbërja e fundit e Kuvendit të Kosovës ka vendosur tashmë për themelimin e Gjykatës Speciale dhe kjo është absolutisht kushtetuese", tha Milosavljevic.

Ministri duke përgëzuar Dragisa Saviç për festën tha se kanë mundësitë që tu ndihmojnë banorët e kësaj ane.

"Ne kemi qenë të kënaqur për të pranuar ftesën e banorëve të fshatit Ajnovce që të jemi këtu, dhe kjo është kënaqësia jonë që të jemi në mesin e këtyre njerëzve. Unë nuk jam këtu për herë të parë. Ne së bashku me njerëz para Ministrisë dhe udhëheqësit lokalë kishim mundësinë për të ndihmuar njerëzve këtu dhe kjo do të vazhdojë", tha ministri.

Ndërsa Jevtiç dhe deputetët në fund të vizitës në Ajnovce kanë vizituar edhe banorin më të rrezikuar të këtij fshati, Mladjan Paunoviç, i cili atyre iu tregoj që aq shumë vështirë jeton, aq sa nuk ka për të ngrënë.

Jevtic ka ndihmuar familjen e Paunoviç me ndihma ushqimore dhe ka thënë se kjo është vetëm një formë e ndihmës që kanë bërë, sepse sipas tij që nga dita e djeshme kishte dëgjuar për këtë familje. Ai tha se në të ardhmen do ta mbështesin edhe më tej me atë se çka u nevojitet./KosovaPress/

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje