TIRANE- Protesta për t'i thënë jo mundësisë së ardhjes së  lëndëve kimike në Shqipëri përshkallëzohet në të gjithë qytetet e Shqipërisë.  

ORA 15:30 NXËNËSIT E ERSEKËS PROTESTOJNË PËR ARMËT KIMIKE
Kanë qenë nxënësit e shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi” dhe ata të shkollës 8-vjeçare Papa Kristo Negovani në qytetin e Ersekës, që kanë protestuar të vetëm në qendër të qytetit për t’i thënë jo armëve kimike.

protesta erseke
(Në foto: Protesta në Ersekë)


Siç raporton gazetarja Fernada Cenko, ajo çfarë binte në sy ishte mungesa e mësuesve dhe prindërve.

Protestën e kanë udhëhequr nxënësit, të cilët si pjesë e shoqërisë janë ndërgjegjësuar për t’i thënë “Jo armëve kimike në Shqipëri”. Këta të rinj të informuar nga media se në një prej fshatrave të Kolonjës, Shëmtir, do të bëhej demontimi i armëve, janë ngritur për t’i thënë “Jo demontimit të armëve kimike”.

“E dua shqipërinë e pastër dhe jo kimike”, është shprehur një 7-vjeçar që mori guximin për të ngjitur shkallët e podiumit. Një destinacion për të bërë demontimin e armëve kimike ka qenë edhe fshati Shëmtir në rrethin e Kolonjës.


ORA 13:30 ELBASAN, BLUSHI PROTESTUESVE:VOTA IME ESHTE JO
Në mesditë në qytetin e Elbasanit, ka mbërritur edhe deputeti i këtij qarku, Ben Blushi, cili ishte tepër i surprizuar nga e gjithe ajo turme e madhe protestuesish. Në fjalën e tij, Blushi u tha protestuesve se “ishte kundur ardhjes së armëve kimike”.  “Shpresoj që qeveria e cila ka dalur nga ky popull ti marrë në konsideratë të gjitha protestat në mbarë vendin. Nuk dua ta besoj skenarin se Qeveria Rama do ti thotë “po” ardhjes së armëve kimike, në të kundërt vota ime në parlament por jo vetëm, do të jetë e prerë, “jo”!”


ORA 11: 40 PROTESTA NE VLORE, GJIROKASTER
Në Vlorë rreth 2mijë nxënës kanë bojkotuar mësimin dhe protestojnë para teatrit ”Petro Marko”. Me shumë qytetar të tjerë po marshojnë drejt bulevardit të Vlorës. Protestuesit mbajnë parrulla ” Jo armë kimike” dhe valëvisin flamuj kombëtar.Në Gjirokastër në protest janë gjimnazistët e Asim Zenelit.

ORA 11: 30 NE ELBASAN QYTETARET BLLOKOJNE PROTESTEN
Në Elbasan përshkallëzohet protesta. Çdo rrugë e qytetit është bllokuar dhe nuk lejohet lëvizja e makinave. Në protestë janë nxënës shkollash dhe qytetarë.  Të rinjtë janë vetëorganizuar.

ORA 11:00 GJIROKASTËR, GJIMNAZISTËT PROTESTOJNË NË LAGJEN '18 SHTATORI'

Nxënës të shkollës së mesme 'Asim Zeneli' në Gjirokastër kanë dalë në protestë kundër armëve kimike. Studentët kanë dalë në qendër të qytetit në lagjen '18 Shtatori' duke protestuar për t'i thënë 'JO' ardhjes së armëve kimike të Sirisë.

protesta ne gjirokaster me logo
(Foto: Protesta sot në Gjirokastër)


ORA 10:11 SARANDË, NË PROTESTA NXËNËS E PRINDËR
Nxënës të shkollave të Sarandës, studentë të Fakulteteve të këtij qyteti, të shoqëruar edhe nga prindërit e tyre janë ngritur në protestë kundër sjelljes së lëndëve kimike siriane në Shqipëri. Protestës së nxënësve dhe studentëve u janë bashkuar edhe punonjësit e institucioneve që ndodhen në Sarandë.

protesta ne saranda
(Foto: Protesta sot në Sarandë)

protesta ne saranda


ORA 10:10 KORÇË, BLLOKOHET BULEVARDI “RINIA”
Qytetarë, nxënës, studentë të universitit “Fan Noli”, janë ngritur në protestë kundër sjelljes së armëve kimike në Shqipëri. Nxënësit dhe studentët kanë bllokuar bulevardin “Rinia”, duke hedhur parrulla për një “Shqipëri të Pastër”.

protetsa ne korce
(Foto: Protesta sot në Korçë)

ORA 10:10 ELBASAN: JO ARMEVE KIMIKE NE QYTETIN E LULEVE
Në Elbasan:
Nxënësit e 2 shkollave të mesme kanë dalë në sheshin “Gensher” dhe po protestojnë.  Ata mbajnë në duar parulla “Jo armë kimike në qytetin e luleve” dhe thërrasin “Jo armë kimike”.  Sot jo vetëm qytetarët e Elbasanit janë ngritur në protestës, por edhe ata të Peqinit dhe të Cërrikut do të bashkohen në protestë, ndërsa nuk përjashtohet që qytetarët të vijnë edhe në kryeqytet për t’ju bashkuar protestës para selisë së kryeministrisë.




protesta ne elbasan
(Ne foto: Protesta ne Elbasan)


protesta ne elbasan
 (Ne foto: Protesta sot ne Elbasan)

ORA 09:00 LEZHE. PROTESTUESIT NE BULEVARD 
Në Lezhë: Protesta ka nisur prej orës 09:00. Nxënës të shkollave të mesme dhe qytetarë kanë dalë në shesh të protestojnë. Në Lezhë kanë bojkotuar mësimin të gjithë shkollat dhe janë mbledhur në shesh. Turma po drejtohet në bulevardin” Gjergj Fishta”


protetsa ne lezhe
(Foto: Protesta sot në Lezhë)

protesta ne lezhe
 
ORA 08:00 SHKODER, PROTESTA NE OREN 10:00
Në Shkodër:
Në orën 10:00 pritet që protesta të zhvillohet në qendër të qytetit, para rekotoratit të Universitetit Luigj Gurakuqi.  Njoftimi është bërë në rrjetet sociale. Pritet që në shkollat e mesme të bojkotohet mësimi dhe gjimnazistët t’i bashkohen këtyre protestave. Në orën 15:00 protesta do të vazhdojë para bashkisë së Shkodrës.

protesta ne shkoder
(Foto: Protesta sot në Shkodër)

KUKES, PROTESTA NIS NE OREN 13:00
Në Kukës : Protesta do të nisë në orën 13:00  Do i bashkohen nxënës shkolle dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Protesta do të organizohet në qendër të qytetit dhe më pas do të ndalohet para prefekturës.

ORA 09:30 KORCE PROTESTA PARA UNIVERSITETIT
Në Korçë: Protesta ka nisur para Universitetit të Korçës dhe në Ersekë para bashkisë. Do i bashkohen student dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

protestat ne korce

protestat ne korce
(Ne foto: Protesta ne Korçe)

ORA 09:00 BERAT, PROTESTA KA NISUR 
Në Berat:
Protesta ka filluar. Studentë dhe nxënës janë mbledhur në sheshin “Republikë” në Berat.

protesta berat
protesta ne berat
(Foto: Protesta sot në Berat)


protesta ne kukes
(Foto: Protesta në Kukës)

protesta ne durres
(Foto: Protesta në Durrës)


Redaksia online
(e.s/sg/shqiptarja.com)