Jo armë për të shpërndarë turmat
I hiqen deputetëve dhe gjyqtarëve

Jo armë për të shpërndarë turmat<br />I hiqen deputetëve dhe gjyqtarëve
TIRANE - Komisioni i Ligjeve i kanë thenë po në parim 2 projektligjevë për “Armët” dhe “Për përdorimin e armëve”. Këto projektligje parashikojë të ndalojë shpërndarjen e turmave në protesta duke përdorur armët. Bie përfundimisht e drejta e pajisjes së armës automatikisht dhe pa asnjë kriter, për personat që deri dje ligji i pajiste me armë për shkak të detyrës. Kështu nuk do të mund të kenë të drejta të veçanta për t’u pajisur me armë deputetët, gjyqtarët, kryetarët e Komunave apo Bashkive.

Nëse ata duan të kenë një armë, duhet të plotësojnë kriteret njëlloj si të gjithë qytetarët e tjerë.

Po ashtu do të hiqen përfundimsht nga qarkullimi armët luftarake, të tilla si kallashnikovi apo pistoleta TT. Të tilla armë nuk do të ketë më asnjë Polici, por vetëm Forcat e Armatosura.

Armët që do të blihen nga qytetarët, do të kryejnë një qitje paraprake dhe gëzhojat do të ruhen për krahasim në një databazë të Policisë. Armët e Policisë së shtetit do të jenë të pakrahasueshme me subjektet e tjera. Asnjë subjekt nuk mund të ketë armë me forcë të njëjtë ose më të mëdhe se Policia e Shtetit ndërsa kjo e fundit do te qellojë vetëm në momentin që i rrezikohet jeta.

Për herë të parë, është futur në ligj koncepti i autorizimit të armës së ftohtë duke i dhënë fund shitjes në treg të armëve të ftohta si thika, doreza, bajoneta.
 
Por cilat janë kriteret e pajisjes me armë 

Mosha 22 vjeç
Çertifikimi mjeksor gjëndjes fizike dhe mendore
Test i përdorimit të lëndëve narkotike
Të mos ketë qënë i dënuar me vendim penal të formës së prerë
Të mos ketë qënë i evidentuar si person që ka ushtruar rezistencë të dhunshme
Të mos ketë qënë i evidentuar si person me gjakmarrje, hasmëri
Të mos jetë debitor ndaj shtetit
Të ketë dëshminë e aftësisë teorike dhe praktik për njohjen dhe përdorimin e armës (aktualisht nuk ka asnjë kriter të aftësisë, por gjithkush mund të merrte armë)

Tahiri: Lazarati tregoi sa e rëndësishme është çarmatosja 
Komisioni i Ligjeve  miratoi me votat e mazhorancës ndryshimet për  përdorimin e armëve të zjarrit, ndërsa dy depytetë Nard Ndoka dhe Fatmir Mediu abstenuan. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri mbrojti vet në Komisionin e Ligjeve këto ndryshime.

Para votimit Tahiri ka kërkuar të rishikohet ligji për mbajtjen e armëve në shtëpi si dhe të dënohet mbajtja e armëve me vete. Ministri Tahiri theksoi se mjaftojnë armët e Lazaratit për të kuptuar sa e rëndësishme është çarmatosja e popullsisë.
 
“Policia e Shtetit duhet të ketë armë të pakrahasueshme me të tjerët. Me ligjin e ri askush nuk do të lejohet të mbajë armë për përdorim luftarak, si kallashnikov. Që të marrësh një armë dhe që të liberalizohet e drejta e per t’u pajisur me armë duhen rregulla të forta. Përcaktohet mosha 25 vjeç dhe kritere te tjera, si të mos jesh debitor ndaj shtetit”, ka theksuar ministri Tahiri.
 
Sipas tij edhe mbajtja e armëve të ftohta do të merret parasysh në ligjin e ri.  Sa i përket përdorimit të armëve nga policët, ministri i Brendshëm ka theksuar se  policia do të qëlloje vetëm nëse i rrezikohet jeta. Duke përmendur shembullin e 21 janarit Tahiri ka theksuar se arma nuk do të përdoret për të shpërndarë protestat.

Ndërkohë deputetët e opozitës kanë akuzuar ministrin Tahiri se ky ligj nuk garanton sigurinë poblike.
 
Deputeti i PD-së Eduart Halimi : “Këto ligje a e përmirsëojnë sigurinë publike? A sigurohet kur lëvizin me motor pa targa për 1 javë kanë ndjekur buznesmenin? Në këto 6 muaj sa biznesmenë janë vrarë, 13 vrasje janë pa autor ende , sa grabiten , sa e garanton sigurinë ky ligj ?”.  

Fatmir Xhafa (Kryetari i Komisionit të Ligjeve )- Halimit :  Këto ligje janë ndryshe nga ata tuajat, që i latë armët sheshit.
 
Ministri i Brendshëm, Samir Tahiri: Këto ligje janë një hap cilësisht më i mirë për të vendosur
standarte . Lufta kundër krimit do vullnet dhe policia duhet mbeshtetur. Drejtësia duhet të mbështes policinë, ne do të luftojmë krimin dhe betejën do e fitojmë me qytetaret.
 
Arben Ristani (Deputeti i PD) duke ju drejtuar Tahirit : "Flet ti që ha drekë me kriminelet "
 
Redaksia Online
(g.f/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur