‘Jo çdo copë letër që u jepet është certifikatë pronësie’, Artan Lame: Po tentohet falsifikimi i dokumenteve! Do denoncohen personat e përfshirë

Kreu i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame gjatë ditë së sotme ka denoncuar një fenomen shqetësues ku është tentuar që të prodhohen dokumente pronësie fallco.

“Po bëhen disa raste të identifikuara nga ana jonë, për përpjekje për të prodhuar dokumente pronësie fallco, certifikata pronësie të manipuluara, apo për të përfshirë në dokumentacionin zyrtar egzistues dokumenta të dyshimta”- u shpreh Lame.

Lame tha se tashmë me kryerjen e shërbimeve online përmes portalit “e-albania”, kjo gjë nuk mund të realizohej sepse dokumentet e falsifikuara nuk kalonin dot në systemin elektronik. Teksa tha se raste të tilla ishin identifikuar për Drejtoritë e Tiranës, Kamzës, Fierit dhe Durrësit, ai shtoi se do të kishte denoncime në prokuroritë përkatëse për personat e përfshirë.

“Kështu që në rrjetën e sistemit elektronik, po fillojnë të ngecin lloj-lloj dokumentash të falsifikuar. Kemi identifikuar raste të tilla në disa prej Drejtorive Rajonale të Tiranës, Kamzës, Fierit dhe Durrësit. Të gjitha këto raste të identifikuara deri tani, do të denoncohen me emër dhe mbiemër në Prokuroritë përkatëse dhe, ata që i kanë kryer, do të duhet të përgjigjen për veprimet e kryera”-shtoi ai.

Më tej Lame bëri thirrje që qytetarët të tregonin kujdes kur të blinin pronat duke mos konsideruar certifikatë pronësie çdo letër që u jepej në dorë nga persona që mund të tentonin t’i mashtronin.

"Gjej rastin t’ju bëj thirrje masës së qytetarëve të ndershëm që, të tregojnë kujdes kur blejnë prona apo kryejnë veprime me pronat e tyre.  Jo çdo copë letre që ju jepet në dorë nga lloj-lloj xhambazësh, është çertificate pronësie.  Në të gjitha rastet kur ju duhet të bëni veprime të tilla, drejtojuni avokatit tuaj të besuar apo noterit, tasi këta janë persona që mbajnë përgjegjësi ligjore për veprimin që kryejnë.  Mbi të gjitha, aplikoni pranë zyrave të Kadastrës për të kërkuar informacion paraprak që është më i sigurti”-përfundoi kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

 

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'