Jo gjithçka do të blihet me para në dorë, propozohet që çdo blerje mbi 700 euro të bëhet vetëm përmes bankave

Shumëçka sot mund të blihet me para në dorë nga qytetarët, duke filluar nga produktet nëpër dyqane deri tek pasuri të paluajtshme si apartamentet apo makinat!  Por prej 2026, qeveria synon ta kufizojë këtë fenomen. Në strategjinë afatmesme të të ardhurave 2024-2027, Ministria e Financave thotë se përtej caktimit të një tavani që kufizon pagesat me lekë në dorë për qytetarët, do të ulet edhe tavani që ekziston aktualisht për bizneset që është në vlerën 150 mijë lekë, pra do të jetë një vlerë më e ulët.

Burime nga Shoqata e Bankave thonë se propozimi i tyre është që tavani i lejuar i pagesave me para në dorë të jetë 700 euro si për qytetarët ashtu edhe për bizneset. Sipas tyre shembull janë edhe vendet e rajonit që e kanë të kufizuar deri në 500 euro, si Maqedonia e Veriut. Sipas Shoqatës së Bankave, kufizimi i pagesave në cash, duhet të shoqërohet edhe me zhvillim të fortë të “instant payment” – pagesa të shpejta elektronike përmes llogarive bankare.

Këto masa do ndërmerren për shkak se përdorimi i parasë fizike mbetet ende mbizotërues në ekonominë shqiptare. Deri në fund të tetorit jashtë bankave qarkullonin 4 miliardë euro duke u rritur me afro 75 milionë euro krahasuar me dhjetorin e 2023-shit.

Në Strategji evidentohet gjithashtu fakti se pagesat fizike, përdoren si alternativë për të fshehur burimin jo të ligjshëm të të ardhurave.

“Burimi i parave cash, nëse një individ ka një të ardhur 80 mijë lek në muaj dhe shpenzon 200 mijë lek në muaj, pra jashtë burimit të ligjshëm, logjikisht që këtë diferencë e ka të krijuar nga burime të paligjshme”, është një nga shkaqet e evidentuara në strategji.

Kjo ‘traditë’ e pagesave me lekë në dorë i hap shtigje informalitetit, e bën më të vështirë luftën ndaj pastrimit të parave duke ndikuar negativisht në ekonomi, pasi qarkullimi i parasë është i pakontrolluar.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ANDONLARIST: 17/12/2024 20:28

    A e dini kuptimin e kësaj? Bankat do të fitojnë komisione tmerrësisht. Pse nuk i detyroni bankat TË MOS TAKOJNË KOMISIONIN NËN 10,000 EUR transfer? Nëse jeni shumë punëtor i Ministrisë, këtë mund ta bëni PARË pasi të keni sjellë kufizime në transaksione!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Rita Ndoci: Unë dhe Parashqevia i kemi pasur krahët e ngrohta nga Byroja Politike, ndryshe s’bënim dot karrierë

Rita Ndoci: Unë dhe Parashqevia i kemi pasur krahët e ngrohta nga Byroja Politike, ndryshe s’bënim dot karrierë