Jo lufta kundër korrupsionit apo krimit të organizuar, siç perceptohet, por kërkesat kryesore që kanë shqiptarët për qeverinë që do të dalë pas zgjedhjet të 11 majit janë ulja e çmimeve dhe rritja e pagave.
Pyetjes së bërë nga instituti Piepoli për sondazhin në Report Tv se për cilën çështje pret përmirësime nga qeveria e ardhshme, 89% e të pyeturve thonë se kryeprioritet duhet të jetë ulja e çmimeve. Në vend të dytë për jo me diferencë thelbësorë qëndron rritja e pagave, çështja për të cilin sipas 85% e shqiptarëve qeveria duhet ta mendojë si prioritet.
Sa i përket dy fushave që përmenden rëndomtë në gjuhën politiko-mediatike në vend si çështje madhore, lufta kundër korrupsionit shikohet si kryeprioritet vetëm nga 27% e shqiptarëve dhe përqindje edhe më e vogël, me vetëm 14%, pra 1 në 7 shqiptarëve mendon se lufta kundër krimit të organizuar është një fushë ku vëmendja duhet të jetë madhe.
Në sondazhin e Piepoli në Report Tv vihet re se, edhe pse me diferencë të theksuar nga çmimet dhe pagat, për shqiptarët e rëndësishme është edhe nevoja nevoja për uljen e taksave me 69%, ndërsa përmirësimi i sistemit shëndetësor vijon me 58%. Një prej kryeprioriteteve i shfaqur në programet dhe leksikun politik të thuajse të gjithë forcave politike muajt e fundit, ai i rritjes së pensioneve, shikohet si i tillë nga 55% e 1000 të pyeturve nga instituti Piepoli.
Dy fushat e fundit, që nuk konsiderohen të rëndësishme, janë respekti në përballjen politike me vetëm (5%) apo profesionalizëm në dhënien e informacionit me (4%).
Tabela me rezultatin e sondazhit të Piepoli në Report Tv
Komente

